☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 07 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
₿ CRYPTO
BTC $61,759 ▲ +1.39% ETH $1,618 ▲ +3.69% XRP $1.1237 ▲ +1.67% SOL $64.4700 ▲ +2.73%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
07 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama: Kur pushteti pranon të goditet nga drejtësia, vendi ecën në rrugën e duhur!

Në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Dibër, u shpreh se demokracia nuk mund të funksionojë pa ndarjen e tre pushteteve dhe se, sipas tij, Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur pavarësisht vështirësive.

Duke folur për sistemin e drejtësisë, Rama tha se pranimi i goditjeve nga një pushtet tjetër, si ai i drejtësisë është një tregues i rrugës së duhur të vendit.

Rama në Dibër: Demokracia nuk funksionon nëse nuk ka tre pushtetet të ndara dhe ne po bëjmë demokracinë të funksionojë pavarësisht të gjitha vështirësive dhe pavarësisht të gjitha kostove. Prandaj edhe kush na hidhet në fyt duke na treguar se sa veta u burgosën dhe sa u hetuan, e sa veta janë të përfshirë këtu e atje, dhe pastaj habitet kur del rezultati nga kutitë e votimit.

Është kaq imbecil sa nuk kupton që populli shqiptar në shumicë, duke qenë një popull europian në shpirt dhe në Europë në mendje, e kupton që të gjitha këto janë kostot e një ndërmarrjeje historike që mund ta bënte dhe mund ta bëjë vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë. E kuptojnë që këto janë prova, prova që drejtësia që ne po mbështesim, që të ndërtohet, nuk është lojë, është reale.

Kur një pushtet pranon të goditet nga një pushtet tjetër, si pushteti i drejtësisë, dhe nuk reagon për ta shkelur me këmbë siç mund ta kishte shkelur dhe siç e ka shkelur për dhjetëra vite, atëherë rruga e vendit është rrugë e sigurt. Rruga e lirisë është rrugë e sigurt, rruga e të drejtave dhe e barazisë para ligjit është rrugë e sigurt. Kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.