☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,014 ▼ -2.27% ETH $2,189 ▼ -2.27% XRP $1.3255 ▼ -1.3% SOL $81.8100 ▼ -2.84%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama lëshime për Kukësin pas dhune, por: Vandalët do ndëshkohen

Kryeministri Edi Rama foli sonte në ora 19.00, për protestën e dhunshme në Rrugën e Kombit. Rama foli për kazan polik që e përdori këtë protestë ndërsa tha se për të gjithë banorët e zonës do ketë abone me çmime të reduktuara. Rama iu përgjigj edhe ftesës së kryetarit të Bashkisë së Kukësit për të biseduar dhe do e takojë atë të hënën.
“Me qytetarët që e kundërshtojnë se është e lartë do sillemi siç na e do vizioni. Do bashkëbisedojmë, do dëgjojmë me vëmendje e do shpjegojmë me durim të gjitha të drejtat e shtrembëruara prej gënjeshtarëve dhe sharlatanëve të kazanit politik e mediatik”, tha ai.

Gjuha e benzinës dhe çizmja e dëshpërimit do marrin përgjigjen qershorin e ardhshëm, tha ai, duke u shprehur se është opozita ajo që qëndron pas ngjarjes së Kukësit.

“As populli i krejt Shqipërisë, as populli i vetë Kukësit, nuk ka asnjë lidhje me këtë shfaqje të ulët vandalizmi dhe asnjë lidhje me dëshpërimin tuaj agresiv. Dhe përgjigjen prej Kukësit dhe gjithë Shqipërisë gjuha e benzinës dhe çizmja e dëshpërimit që tërheq zvarrë opozitën do e marrë qershorin e ardhshëm, pa diskutim dhe më shembulloren se sa e morën qershorin e shkuar. Të tërë bashkë mbledhur në kazanin politik me votat e zakonshëm të këtij vendi, këta nuk mund të bëjnë asgjë tjetër përveç asaj që kanë bërë gjithnjë të tallen me pakicën për të nxitur rrëmuja e zjarr ndezje e për të bërë e hapur gropa në çdo fushë të jetës shqiptare sa herë janë në pushtet. Këtë të vërtetë të hidhur për ata e di mirë shumica dërrmuese e shqiptarëve të arsyeshëm që vetëm rritet në numër dhe në vetëdije se Shqipëria që duam nuk bëhet dot as me përralla, me gënjeshtra, logje Parlamenti po me reforma të thella, nganjëherë të dhimbshme, me durim e sakrifica. Fati i politikës mizerabël të përrallave dhe shkatërrimi me benzinë në gojë e çizme në dorë është i shkruar dhe mbetet vetëm ta lexojmë deri në fund. Kukësi nuk mund e nuk do të kthehet kurrë në mish për zjarrin që duan të ndezin kartat e djegura të politikës së Tiranës”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.