☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama: Letra e Metës për Trump, akt qesharak

Edi Rama bëri bilancin e 2017-ës në Top Story, ku evidentoi çështjen Tahiri si më të vështirën për të dhe mazhorancën.

“Çështja e Sajmir Tahirit na ka vënë në pozitë të vështirë, nuk ka qenë një ngjarje e mirëseardhur, pavarësisht se duhet të presim deri në fund për të kuptuar të vërtetën dhe për të thënë nëse ai është i fajshëm apo i pafajshëm. Ndikoi kanabisi në shkarkimin e zotit Tahiri? Fare Zero”, tha Rama.

Pas zgjedhjes së Arta Markut si Prokurore e Përkohshme e Përgjithshme, Rama tha se opozita po tregon se është ende kundër reformës në drejtësi, ndërsa komentoi edhe gjestin e Monika Kryemadhit në sallën e kuvendit.

“Është LSI, e ka votuar apo jo? Të gjithë, po. Po pse nënqeshët? Sepse i kishin këmbët në një këpucë, prandaj gjuajnë me këpucë sot. LSI-ja është një këpucë që vishet sipas stinës, në këtë rast. Ilir Meta është politikan, Monika është thjesht e shoqja e Ilir Metës, asgjë më shumë”, u shpreh Rama.

Për përplasjen me Presidencën, pas votimit të rezolutës kundër Trump në OKB, Rama bëri këtë koment:

“Letra është njësoj si një heqje këpuce, po në këtë rast me letër. Është një akt qesharak. Është e pabesueshme, nuk e besoj dot që e ka bërë Ilir Meta. Absolutisht nuk i trembem një reagimi të Washingtonit, sepse unë kam shumë respekt për të dhe SHBA-të”

Ndërkohë, dekretimi i Helidon Bendos në krye të SHISH, sipas kreut të qeverisë do të jetë thjesht një çështje kohe.

“S’kam bërë ndonjë përpjekje për ta shpjeguar me thënë të drejtën, sepse ka marrë kohë për t’u menduar, ka gjithë kohën që të mendohet, ndërkohë që kreu i ri i shërbimit është në punë dhe praktikisht është Drejtori i Shërbimit”, u shpreh Edi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.