Ekonomia

Rama: Masat fiskale të qeverisë, lehtësi për biznesin e vogël

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e së hënës në selinë e Kryeministrisë një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, ku ka bërë një pasqyrim të masave fiskale të marra nga qeveria e tij në favor të kësaj kategorie.

Në fjalën e tij, Rama ka nënvizuar se, gjithçka filloi me heqjen e asaj që e quajti “famëkeqen” taksa e sheshtë.

“Hoqëm famëkeqen taksë të sheshtë dhe kaluam tek taksimi i ndershëm. Zeruam taksën prej 80 dollarë për biznesin e vogël dhe zgjeruam listën e pajisjeve dhe makinerive të përjashtuara nga TVSH-ja”, deklaroi Rama.

Gjithashtu, theksoi ai, qeveria prezantoi 12 masa të reja lehtësuese për të nxitur prodhimin vendas dhe për të hequr taksat doganore për disa produkte.

“Falëm 26 milionë dollarë gjoba elektorale të vitit 2013 dhe ulëm me 5 herë gjobat e administratës tatimore”, vijoi shefi i qeverisë.

Një tjetër lehtësi për biznesin e vogël, shtoi ai, është edhe kthimi automatik i TVSH-së brenda 30 ditësh.

Ndërkohë, aksioni kundër informalitetit solli, sipas kryeministrit, rritjen e numrit të kuponëve të lëshuar me 70 për qind në 70 ditë; rritjen me 5 herë të numrit të bizneseve të regjistruara nga korriku në nëntor; etj.

Gjithashtu, “bizneset që bëjnë deri në 5 milionë lekë në vit do të çlirohen nga tatimi mbi fitimin, ndërsa për bizneseve që bëjnë 5-8 milionë do t’u ulim nga 7.5 në 5 për qind”, ka thënë më tej Rama.

Related Articles

Nje koment

  1. Genjen Kryeminisri! Apo lexoi genjeshtrat qe i kishin shkruajtur.
    Ne prononcimin qe po ben kryeministri. Me teme Rezultatet e luftes kunder informalitetit listoi disa arritje gjate aksionit antiinformalitet.
    1. Numri I kuponave te lëshuar eshtë rritur me 42 milon 71 milion ( rritje 70% ).
    2. Numri i punonjësve të regjistruar është 156 mijë persona në total.
    3. Numri I biznesëve të regjistruara korrik-nëntor është 5fishuar se sa gjithë vitit 2014, pra 120% më shumë se sa totali I vitit të shkuar.
    PËRLLOGARITJE E THJESHTË
    Përsa i perket pikës parë vertetë është rritur numri I kuponave tatimre të leshuar duke u krahasuar më një vit më parë, konkrëtisht muaji shtator-tetor.
    Por kryeministri nuke i kishte bërë llogarite e rezultatëve në thelb: kryeministri duhej te informonte mire të interesuarit se:
    në shtator 2013 janë leshuar 11,404,252 kupona tatimore
    në shtator 2014 janë leshuar 17,828,677 kupona tatimore
    në shtator 2015 janë leshuar 39,310,190 kupona tatimore
    Pra 21,581,513 kupona më shume shtator 2015 dhe 2.8 milion se shtator 2013.

    1.1.1.Shuma e xhiros paisje fiskale standarte në shtator 2013 ishte 27,014,499,527 leke + 18,567,330,881 lekë Xhiro paisje fiskale (sisteme+depo+magazina doganore) totali = 45,581,800,407.
    1.1.2.Shuma e xhiros paisje fiskale standarte në shtator 2014 ishte 32,582,013,732 leke + 19,094,975,902 lekë Xhiro paisje fiskale (sisteme+depo+magazina doganore) totali = 51,676,989,634.
    1.1.3.Shuma e xhiros paisje fiskale standarte në shtator 2015 ishte 51,582,146,273 leke + 17,906,689,319 lekë Xhiro paisje fiskale (sisteme+depo+magazina doganore) totali = 69,488,935,592. Lekë.
    1.1.4.Sikur të kishit bërë logarit mire nuke do dilshit të prononcoheni! Sepse një pëellogaritje te thjeshtë të të kishit llogaritur xhiro shtator 2014 shtator 2015 do të kishin dale këto të dhëna: xhiro shtator 2014 = 51,676,989,634 pjestim për kupona të leshuar 17,828,677 do të kishin dalë 2,899 lekë për kupon.
    1.1.5.Xhiro shtator 2015 = 69,488,935,592 pjestim për kupona të leshuar 39,310,190 do të kishin dalë 1,768 lekë për kupon. Pra del një diferencë prej (1,131) lekë për kupon më pake në shtator 2014 se shtator 2015. Ose nje tabele me kuptueshme..

    1.1.6.Të bëjme një përllogaritje tjetër del një rezultat më skandaloz! Xhiro kasa shtator 2014 = 51,676,989,634 sikur të pjestojme me numrin e punonjesve të angazhuar për këtë gjiro , numri punonjësve të administratës tatimore = 1580 punonjës del një mesatare 32,706,955 lekë për një punonjës.
    1.1.7.Xhiro kasë shtator 2015 = 69,488,935,592. Lekë ta pjestojmë me numrin e punonjësve të angazhuar qe ështe: Punonjës te tatimeve 1586 + 455 punonjës të ISHPSHSH , ISHSH , AKU + Projekti me 500 punonjësit e përkohshëm = me 2531 punonjës, ( pa llogaritur DOGANAT e POLICINE E SHTETIT). del një shumë mesatare 27,455,091 lekë për një punonjës, pra një diferenc = (5,251,864). Për një punonjes.

    1.1.8.E thene ndryshe:
    viti nr punonjesve te ardhurat tatimote mes/punon
    Shtator 2014 1,586 13,738,000,000 8,662,043 diferenca +- per punonjes
    Shtator 2015 2,531 15,211,000,000 6,009,878 (2,652,165)
    Sic shifet kemi nje diference te frikshme po të krahasohemi me një vit më parë.

     Sqarim për publikun: xhiro kase eshte Shuma e paisjeve fiskale standarte ështe xhiro nga bizneset qe tregtojne mallra, Xhiro paisje fiskale (sisteme+depo+magazina doganore) eshte xhiro karburante. Po ti shofim me kujdes xhirot kase shtator 2014 me shtator 2015 bie ne sy nje diference prej (1,188,286,583) me pak shtator 2014! Per kete diferense mbase ka ndikuar dita pa makina date 22 shtator 2015 qe eshte tregetuar karburant me pake.

    2. Numri i punonjësve të regjistruar është 156 mijë persona në total.
    2.1. Eshte e vertetë se jane regjistruar 156 mijë persona të rinjë, por të perllogaritim regjistrimet e reja 17618 ne QKR, sipas te dhenave ne muaji shtator, regjistrimet e tetorit rreth 2400… dhe te llogaritim punonjesit e larguar ne shtator-tetor qe jane 73000 del nje diferenca + 63,382 punonjes. Pra nuke kemi të rinje të punësuar por të formalizuar.

    3. Numri I biznesëve të regjistruara korrik-nëntor është 5fishuar se sa gjithë vitit 2014, pra 120% më shumë se sa totali I vitit të shkuar.
    3.1. Po te shofesh, apo te ti kishin perllogaritur numerin e te shcregjistruave e te pezulluarve, ja kalon 120% te te regjistruarve.

    Të beje thirrje kryeministër nese e don ketë vend sic e ke pohuar… por ne praktike jemi duke pritur. Mose e ndegjo mesuesin e Anglishtes Arben Ahmetaj.Te marresh te kerkosh ndihme nga ekspertet e ekonomise qe vendi jone ka plot… mose te të kapi inati!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button