🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,443 ▲ +1.12% ETH $2,092 ▲ +0.96% XRP $1.4143 ▲ +1.8% SOL $87.8000 ▲ +1.19%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama mbërrin në Beograd, pritet nga Daçiç. Masa të larta sigurie në kryeqytetin serb

rama3-320x169Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqeron mbërriten në Beograd rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotem, ku u pritën nga ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Për kreun e ekzekutivit shqiptar është organizuar nje ceremoni pritjeje, ndërkohë që ajo që binte në sy ishin masat shumë të rrepta të sigurise. Rama shoqërohet nga disa truproja shqiptare, por nga ana e shtetit serb janë aktivizuar një numër i madh forcash të armatosura nëpër të gjitha rrugët e Beogradit per te mbarëvajtur këtë vizitë.

Rama niset per ne Beograd, vizita e pare e nje kryeministri shqiptar pas 68 vjetesh

aero

Kryeministri Rama është nisur mëngjesin e sotëm drejt Beogradit ne viziten e shumediskutuar por historike te një kryeministri shqiptar në Serbi pas 68 vjetësh. Eskorta e Rames ka mberritur ne aroportin “Nënë Tereza” rreth ores 08:00, ku disa njerez me flamuj shqiptare ne duar kishin dale ta percillnin. Ne delegacionin shqiptar eshte edhe ministri i Jashtem, Ditmir Bushati dhe ai i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj si dhe dhjetera gazetare te televizioneve te ndryshme qe do te percjellin nga afer viziten historike.

Sipas gazetarit të Top Channel në Beograd, Idro Seferi, janë rreth 200 gazetarë që do e ndjekin këtë ngjarje historike dhe 3000 policë që do të sigurojnë rendin gjatë kësaj vizite.

Është parashikuar nënshkrimi i tri marrëveshjeve mes dy vendeve; një për doganat, një që shqiptarët dhe serbët të udhëtojnë me karta identiteti dhe një për bashkëpunimin rinor, por konfirmime zyrtare ende nuk ka.

Në orët e mbrëmjes Kryeministri Rama pritet të vizitojë Bashkinë e Beogradit ku do të takohet me kryebashkiakun Sinisha Mali me të cilin do të ketë një bisedë joformale.

Të martën Kryeministri Rama do të vizitojë Preshevën ku do të takohet me udhëheqësit shqiptarë, ndërkohë që do të ketë edhe një takim me qytetarët në Pallatin e Kulturës.

Mediat serbe i kanë kushtuar një rëndësis të veçantë vizitës së tij në Preshevë duke cituar Ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç që tha se nuk është problemi tek vizita e Ramës në Preshevë, por tek mesazhi që ai do të përcjellë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.