Politika

Rama: Mbetemi të hapur për kërkesat e opozitës

Kryeministri-Edi-Rama-gjate-seances-plenare-ne-Kuvend-Foto-Agim-Dobi-36-525x350Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se mazhoranca mbetet e hapur për plotësimin e kërkesave të opozitës dhe nuk do të përsërisë gabimet që ajo ka bërë ndaj shumices se sotme, kur ishte në qeverisje.
Duke marrë fjalën në seancën e sotme plenare, kreu i mazhorancës tha se ne matemi me zotimet dhe me sfidat tona dhe nuk matemi me opozitën e sotme.
“Ne i qëndrojmë koherentë në çdo rast zotimit tonë, se pavarësisht gabimeve që mund të bëjmë, nuk do të bëjmë gabimet që ata që sot janë në opozitë kanë bërë dje, kur ishin në pushtet, duke e cënuar drejpërdrejtë opozitën. Kjo do të thotë, se gjithçka që ne na është mohuar, edhe pse e kemi kërkuar me këmbëngulje kur ishim në opozitë, opozita e sotme e ka pasur dhe ka do ta ketë të garantuar prej nesh”, tha Rama.
Por, vijoi ai, një element mbetet pjesë e pazgjidhshme e gjithë këtij diskutimi, i kthyer në një pjesë jashtëzakonisht të bezdisshme dhe me ndërkombëtarët dhe që ka të bëjë me një përpjekje të vazhdueshme e këmbëngulëse për të zhvlerësuar parlamentin dhe për të njollosur me çdo çmim integritetin e kësaj shumice qeverisëse, duke ngritur në mënyrë konstante akuza të bazuara mbi shpifje dhe mbi domosdoshmërinë për të gjetur me patjetër një bazë, për gjithë këtë qasje tërësisht të pajustifikueshme për një opozitë serioze dhe me alternativë.
“Në këtë aspekt, vijoi kryeministri, dua të rivlerësoj se nëse opozita ka ndonjë ide, plan apo propozim konkret sesi mund të qëmtohet në jetën e tjetrit, në funksion të integritetit moral të gjithë përfaqësuesve të popullit në këtë Kuvend, jemi të gatshëm të shqyrtojmë dhe diskutojmë propozimin apo planin. Por, një gjë e dimë dhe e kemi arësyetuar me këmbëngulje, edhe pse ligji nuk e kërkon, që kur kemi vendosur për të gjithë kandidatë që i kemi paraqitur për të marrë votën nga secili dhe secila prej tyre, kemi kërkuar dëshmi të penalitetit, i vetmi dokument ligjor i njohur nga ligji në Republikën e Shqipërisë dhe që përcakton raportin e një individi me ligjin dhe me institucionet ligjzbatuese”, u shpreh Rama.

Kryeministri në fjalën e tij u ndal dhe tek operacioni kundër vjedhësve të energjisë elektrike, i paralajmëruar dje. Rama tha se sektori energjetik është në agoni dhe dalja nga kjo gjendje do të bëhet nëpërmjet një operacioni radikal.
“Do të ketë transparencë të plotë sapo të shpallet plani i operacionit kundër vjedhjes së energjisë, që do të çojë prapa hekurave çdo hajdut të energjisë elektrike”, u shpreh Rama.
Duke siguruar se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë, për shkak të reformës, Rama përsëriti se do të hiqet fasha mbrojtëse për çmimin e energjisë, pasi nuk përdoret si mburojë mbrojtëse nga familjet në nevojë.
“Detyrimet që dalin nga heqja e fashës së energjisë nuk do t’i paguajnë familjet shqiptare, por ne”, premtoi Rama, duke shtuar se bëhet fjalë për një sfidë të përbashkët kombëtare dhe jo vetëm të qeverisë.

Related Articles

Nje koment

  1. Kryeministri Edvin Kristaq Rama u detyrua te pranoi kerkesen tone. Kryetari i opozites do te flase me kohe te barabart me kryeministrin. Mire po kjo, si e kam then edhe une ,nuk gjendet as ne nje kushtetut te botes, por kjo ben nje perjadhtim . Nuk eshte ne kushtetut ,kur jam une ne pushtet,ndersa kur une nuk jam ne pushtet ndryshon puna. Megjitheate ata e pranuan,mire ben ,po kam nje kusht tjeter:
    Shumica te pranoi se pas fjales time te cohet ne kembe ,te duartrokas, e vendimin per aprovimin e ligjeve ta ket opozita, ndryshe ne nuk vem ne par lament . Kushti i dyte. Une si kryetar i opozites,lere tani se nuk e pyet njeri lul Bashen, dhe Edi Paloka “si kryetar i grupit” duhet te jemi ne podium.madje vendi me lart se ministrat,ndryshe ne nuk shkojme ne parlament ………

    Intervisten me saliun e zhvillova une Sokrat Marina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button