Politika
Rama mbledh krerët e institucioneve: Epidemia e gripit drejt rënies
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në dhomën operacionale krerët e disa institucioneve lidhur me situatën e krijuar në vend nga moti i keq.
Rama tha se situata është nën kontroll dhe vlerësoi punën e Emergjencave Civile, Ministrisë së Brendshme, asaj të Transporteve, të Shëndetësisë etj.
“Informacioni flet për efikasitet dhe një situatë që është nën kontroll.
Mesa duket edhe situata e rënduar me epideminë e gripit është drejt përmirësimit, gjë që e tregojnë edhe numrat në ulje të vizitave në spitale e qendra shëndetësore”, tha Rama.