☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.72 ▲0.16%
ARI 4,650 ▼0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,928 ▲ +2.86% ETH $2,120 ▲ +3.18% XRP $1.3371 ▲ +1.87% SOL $81.9500 ▲ +1.92%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.72 ▲0.16 % ARI 4,650 ▼0.63 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.72 ▲0.16 % ARI 4,650 ▼0.63 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama, mesazh Maqedonisë: Gjuha shqipe, tingëllim moderues në Ballkan

Gjuha jonë është mbartëse ekuilibri dhe fqinjësie e mirë. Kështu tha kryeministri Edi Rama në aktivitetin për 130-vjetorin e Mësonjëtores së Parë Shqipe në qytetin e Korçës.

“Gjuha shqipe ka qënë dhe mbetet një tingëllim i veçantë dhe moderues në Ballkan. Shqipja e prirur për t’u lëvruar në autonominë e saj nuk ka qënë kurrë mbartëse sistemesh sundimi, apo përjashtimi. Në gurën e saj të pasur pa iu imponuar askujt, gjuha jonë dëshmon se është mbartëse ekuilibri, fqinjësie të mirë, përçuese mirëkuptimi dhe qytetërimi dhe hapje ndaj gjuhëve dhe kulturave të tjera. Kush nuk e kuptoj këtë të vërtetë të madhe, si në të kaluarën dhe të tashmen mbolli fatkeqësira dhe kobe të mëdha në rajonin ku jetojmë, mbolli ndasi dhe vëllavrasje mes fqinjve, krijoi mure dhe barriera që në rajonin tonë, aq të ngjashëm për nga diversiteti, dhe e ktheu në fuçi baruti”, tha Rama.

Duke uruar në mënyrë të veçantë ministren e Arsimit, si një ish-mësuese, Lindita Nikollën, Rama tha se sfida me arsimin në thelb është sfidë për rikthimin e autoritetit të mësuesit.

“Sfida jonë me arsimin është në thelb sfida për të rikthyer autoritetin e mësuesit dhe për ta rilindur figurën e tij si një figurë qëndrore në jetën e përditshme të fëmijëve tanë”, tha më tej kryeministri.

Mësonjtorja e Parë tha z. Rama është shkolla e parë laike dhe institucioni i parë publik arsimor shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.