Rama në 16 dhjetor në Beograd në Forumin Ekonomik
Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sërish Beogradin në datat 16-17 dhjetor
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik që mbahet nën patronazhin e Kinës, ku do të marrin pjesë dhjetra kryetarë të qeverive dhe ministra të ekonomisë nga bota, kryesisht nga vendet e Evropës Qëndrore, u shprehën për ATSH-në burime nga MPJ.
Ndërsa, Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka mësuar se në këtë forum Kryemnistri Rama do të shoqërohet nga një delegacion prej 4 anëtaresh. Delegacioni shqiptar edne nuk e ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në këte forum. Përveç Shqipërisë në këtë samit ekonomik në Beograd do të jene edhe ministrat dhe përfaqësues nga Kina, Rusia, Ukraina, Maqedonia, Kroacia e vendet tjera nga Ballkani.
Vizita e dytë me radhë e kyemnistrit shqiptar Edi Rama në kryqytetin serb vjen pas asaj të 10 nëntorit, ku Rama zhvilloi një takim me homologun Aleksandër Vuçiç dhe një ditë më pas vizitoi Preshevën.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.