☁️
Tiranë 14°C · Vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,378 ▲ +1.01% ETH $2,090 ▲ +0.7% XRP $1.4127 ▲ +1.55% SOL $87.6500 ▲ +0.78%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama në Fier: Do të dixhitalizojmë hipotekën

Kryeministri Edi Rama nga Zharrëzi i Fierit, ku po shpërndan leje legalizimi për banorët, premtoi modernizimin e shërbimit të hipotekës, shërbim ky që, sipas tij, shpesh është kthyer në çështje favoresh.

“ALUIZNI shumë shpejt do të kryejë aplikimin për tapinë e banesës suaj vet pranë Hipotekës. Kjo pasi duam të shmangim vonesat. Duam ta dixhitalizojmë këtë shërbim për të mos e lënë më një histori personale apo histori favoresh”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë tha se nga kjo qeverisje brenda një viti janë shpërndarë 42 mijë leje nga 21 mijë që shpërndau Partia Demokratike në 8 vite. Pjesa dërrmuese, u shpreh kryeministri Rama, për të mos thënë 100 %, janë shtëpi.

“Më vjen mirë që Partia Demokratike, qeveria e vjetër, vetediskretitohet çdo ditë, duke i trajtuar shqiptarët si të painformuar”, tha Rama.

Rama iu përgjigj edhe akuzave për kontrollin shëndetësor falas. “Thonë që kontrolli mjekësor falas është një korrupsion, një farsë, ndërkohë janë 10 mijëra qytetarë që po e përfitojnë çdo muaj. Pra do të thotë se janë shqiptarët, që kanë sy e veshë, pavarësisht se cilave bindje partiake i përkasin, edhe ata që nuk janë me ata që drejtojnë sot qeverinë, e bëjnë dallimin”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri Rama duke folur për modernizimin e procesit të hipotekimit të banesave tha se për disa prona po ribëhet leja e legalizimit për shkak të mbivendosjeve të hartave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.