Mësoi se ishte me AIDS vetëm me një sms: Shpresoj të më kujtosh përjetë
Kur je në moshën 23 vjeçare gjëja e fundit që mund të mendosh se do të çosh në shtëpi pas një marrëdhënieje seksuale të rastësishme është një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme.
Po kështu ndodhi me Abby Landy, nga Sindey, Australi, tani 26 vjeçe. Në një dokumentar të ri: ‘Transmetimi: rruga nga AIDS tek HIV’, ajo ka ndarë me publikun historinë e saj, ndërsa lufton për të zbutur stigmën dhe paragjykimet rreth kësaj sëmundjeje.
Edhe pse në fazat e para të marrëdhënies, djali me të cilin Abby shoqërohej kishte nisur të bëhej seksualisht agresiv, ndaj pas shumë përpjekjesh ajo i kishte dhënë fund marrëdhenies që kishte zgjatur jo më shumë se 2 javë. Pavarësisht këmbënguljeve të vazhdueshme të personit në fjalë për të vazhduar lidhjen ajo ishte e vendosur për të mos e parë më kurrë.
“Kur mendova se gjithçka kishte marrë fund vërtetë, ai më dërgon një sms ku shkruan: shpresoj të më kujtosh përgjithmonë”, – ka rrëfyer Abby për Daily Mail Australia.
Fillimisht kishte shkuar të vizitohej tek një mjek me simptoma të ftohti dhe shqetësime të tjera që po e bënin të ndihej keq. Pasi nuk u gjet asnjë shkak për gjendjen e saj bëri një test të HIV AIDS që rezultoi pozitiv.
Edhe pse duhet të marrë mjekimet e duhura 2 herë në ditë, Abby zbuloi se virusi nuk kishte efekte të tjera në shëndetin e saj fizik. Por e ka ndryshuar jetën e saj në shumë mënyra. Abby tashmë është e përfshirë tërësisht në fushatat sensibilizuese për të thyer stigmën që ekziston ndaj sëmundjes dhe personave që e bartin atë.