⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 25 Shtator 2026
S&P 500 7,751 ▲0.6%
DOW 51,863 ▲1%
NASDAQ 27,099 ▲0.59%
NAFTA 92.44 ▼2.29%
ARI 4,327 ▲0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $84,020 ▼ -0.65% ETH $2,696 ▼ -0.17% XRP $1.5708 ▲ +2.88% SOL $121.8500 ▲ +3.68%
S&P 500 7,751 ▲0.6 % DOW 51,863 ▲1 % NASDAQ 27,099 ▲0.59 % NAFTA 92.44 ▼2.29 % ARI 4,327 ▲0.68 % S&P 500 7,751 ▲0.6 % DOW 51,863 ▲1 % NASDAQ 27,099 ▲0.59 % NAFTA 92.44 ▼2.29 % ARI 4,327 ▲0.68 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Politika

Rama në OKB: Shqipëria po ndërton një “pasqyrë dixhitale” kundër manipulimit dhe gënjeshtrave!

Duke u nisur nga debatet mbi debatet për kufizimin e inteligjencës artificiale, kryeministri Rama tha në OKB se Shqipëria është kundër këtij qëndrimi.

Ai tha se nevojitet sovranitet dixhital që shtetet të ndërtojnë sisteme mbrojtjeje nga manipulimet.

Kryeministri u shpreh se kjo s’mund të jetë vetëm privilegj i vendeve të pasura pasi gënjeshtra udhëton kudo.

“Ne jemi kundër. Ne nuk mund të rregullojmë veten tonë deri në pafuqi. Për këtë pyetje, presidenti i SHBA-ve ka të drejtë, duhet të përshpejtojmë. IA në shërbim të qytetarëve, të përgjegjshme. Përgjigjja është kapacitet demokratik. Një inteligjencë sovrane artificiale do të thotë që asnjë vend të mos jetë i pafuqishëm para vendeve që s’mund t’i kuptojë. Çdo vend duhet të jetë i aftë të mbrojë gjuhën e vet, të zbulojë koordinimet e manipuluara dhe të informojë qytetarët pa u varur nga një korporatë e largët. Ja pse Shqipëria po ndërton një pasqyrë dixhitale mbështetur mbi IA. Pasqyra do të zbulojë strukturat e koordinuara, jo vetëm ato që shihen. Nuk do t’u thotë qytetarëve çfarë duhet të mendojnë. E drejta duhet të mbrohet haptazi. Pasqyra jonë ka për synim të shndërrohet në një infrastrukturë transparence, të mbrojë shoqërinë nga një industri gënjeshtrash. Qytetarët duhet të dinë kur përmbajtja politike me ndikim është gjeneruar artificialisht apo manipuluar. Arkitektura e shpërndarjes duhet të bëhet transparente, kush e krijoi apo shënjestroi. Shqipëria bën thirrje për një marrëveshje ndërkombëtare dhe për një inteligjencë artificiale sovrane. Sovraniteti dixhital s’mund të jetë privilegj i rezervuar për shtetet më të pasura. Gënjeshtrat udhëtojnë pa viza. Algoritmet i kapërcejnë kufijtë pa pasur nevojë për pasaportë”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.