Politika

Rama në Parlament: Rekomandimi i KE, vlerësim për punën e qeverisë

Një ditë pas marrjes së rekomandimit nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, kryeministri Edi Rama akuzon opozitën se u përpoq të mjegullonte lajmin e mirë. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se Partia Demokratike kërkon të bllokojë zbatimin e Reformës në Drejtësi, pasi ka çuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për vettingun.

“Dje kemi marrë rekomandimin pozitiv dhe pa kushte të Komisionit Europian për Këshillin Europian. Aq pozitiv ishte rekomandimi saqë nuk e mjegulloi dot as kryetari çehreprishur i PD. Asnjë germë nuk e gjeti dje për rekomandimin lideri i PD, që shkruan për kryetarët e çdo komune. Kemi qenë këtu në këtë vend në të gjitha ditët e javët që pararendën hapjen e negociatave dhe e keni dëgjuar sesa shumë kushte thuheshin, sesi kanabisi do ishte kushti kryesor, sesi qeveria teknike do ishte kusht themelor, sesi zgjedhjet e ardhshme do ishin kusht jetësor. E të tjera broçkulla që ziejnë çdo ditë në kazanin e SHQUP-it. KE ka rekomanduar hapjen e negociata për anëtarësim të Shqipërisë në BE, negociata që 3 vite më parë dukeshin mision i pamundur. Nëse këtë, zbatimin e vettingut, do ta quanim kusht, ky nuk është kusht që lidhet me këtë qeveri, por me këta, pasi ligjin e vettingut e kanë bllokuar këta. E kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese për ta shpallur antikushtetues. Po përpiqen të marrin masat, që sido që të vijë puna, edhe pasi Komisioni i Venecias të shprehet, do përpiqen ta bllokojnë. Jam gati ta trajtojmë si kusht, ne si aleancë jemi të gatshëm të fillojmë zbatimin e këtij ligji’, theksoi Rama.

“Raporti i progresit është një pasqyrë e qartë ku duket gjithë deformimi që është në themel të përpjekjet së shfrenuar dhe propagandës kundër kësaj qeverie”, tha kryeministri Rama.

Nga ana tjetër Rama theksoi se Komisioni Europian ka shprehur vlerësimet e tij sa i takon disa nga reformave që kanë avancuar. Ai shtoi se procesi i hapjes së negociatave është i gjatë.

“Raporti e vlerëson Shqipërinë. Angazhimi i qeverisë për reformat; Komisioni vlerëson rrugën e reformave. Vazhdojmë me luftën kundër korrupsion it për të cilën korrupsion i vlerëson se është bërë progres i vazhdueshëm. Vazhdojmë me krimin dhe luftën kundër kultivimit të kanabisit ku KE vlerëson e zeza mbi të bardhë modernizimin e Policisë së Shteti dhe luftën mbi kanabis. Është një raport ku nuk bëhet fjalë për arritje përfundimtare, se Shqipëria sot nuk hap negociatat dhe nuk anëtarësohet në BE, pro është një proces i vazhdueshëm, me kushtin që të filloj zbatimi i ligjit të Vettingut. ndërkohë që politika e jashtme dhe roli i Shqipërisë në Rajon kanë një vlerësim maksimal.”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button