☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 05 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.28 ▼2.97%
ARI 4,347 ▼3.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
₿ CRYPTO
BTC $61,476 ▼ -3.24% ETH $1,601 ▼ -9.61% XRP $1.1141 ▼ -5.02% SOL $64.4800 ▼ -6.07%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.28 ▼2.97 % ARI 4,347 ▼3.5 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.28 ▼2.97 % ARI 4,347 ▼3.5 %
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
05 Jun 2026
Breaking
Kronika

Rama nga Vlora: Një investim transformoi Tivatin, pret 5 milionë turistë në vit. Shqipëria i mbylli derën

Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të premte po vijon takimin në Vlorë në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste. Rama lidhur me investimet që po kërkohen të kryhen në vendin tonë e lidhur me Tivatin e Malit të Zi. Ai theksoi se ai port ishte planifikuar për në Durrës por vite me parë, Shqipëria nuk i hapi dyert për atë investim.

“Erdhën në Shqipëri ata që e shndërruan Tivatin. Erdhën në Shqiperi në vitin 2009 dhe gjetën këtu derën e mbyllur. Iu kërkuan pjesën, donin të bënin portin turisitik në Durrës. U detyruan të largoheshin pasi këmbënguli se donin ta bënin investimin në Durrës. Do të krijonte një atraksion që do të tranformonte Durrësin dhe Shqipërinë. Nuk e bëri dot në Shqipëri e bëri në Tivat”, tha ai.

Rama ndër të tjera foli se përse Mali i Zi ka turizëm elitar dhe po qëndron në krye të rajonit. Ai theksoi se Shqipëria ka më shumë bukuri se Mali i Zip por ata iu japin mundësi investimeve të huaja.

“Përpara se të transformohej, Tivati ishte një qytet me rreth 10 mijë banorë, ku nuk shkonin turistë dhe që konsiderohej nga të gjithë si një bregdet i nivelit të ulët. Erdhi një investim që e transformoi Tivatin në një vend që sot pret rreth 5 milionë turistë në vit.

Si ka mundësi që disa të huaj ndërtuan në Mal të Zi, turizëmin elitar. Si ka mundësi që pa pasur bujqësi, shumë pak. Mali i Zi nuk ka fabrika, nga shumë gjëra që ne kemi. Është një vend shumë i bukur por nuk krahasohet me Shqipërinë që ka dy dete, ka liqene të pafundme.

Ka një mundësi sepse llogaria është shumë e thjeshtë, nëse 100 turistë vijnë e lënë në këtë vend 30 euro bëjnë 3 mijë euro. Nëse 10 turistë vijnë e lënë në këtë vend çdo ditë 3 mijë euro bëjnë 30 mijë euro. Nëse 12 milionë turistë sjellin 5 miliardë, imagjino sa sjellin nëse vijnë 100 mijë turistë që lënë në 24 orë shumë herë me tepër”, shtoi ai.

Lidhur me investimin në Zvërnec, Rama e cilësoi si një bekim për ekonominë e gjithë Shqipërisë. Sipas tij ai investim do të transformojë me themel ekonominë dhe jo ëndrrat e varfra.

“Ai investim 4 miliardë dollarë në Zvërnec, do të jetë bekim për ekonominë e gjithë Shqipërisë. Ai investim nuk do sjellë vetëm paratë, nuk do ndërtojë vetëm vilat e hotelet, por do të sjellë një vlerë të shumëfishuar në të gjithë këta komponentë jashtë kufijve të tij. Sepse është kjo që transformon me themel ekonominë, jo ëndrrat e varfra.

Vendet ngecin jo kur kanë varfëri në lekë, por varfëri në ëndrra. Popujt ngecin kur udhëhiqen nga njerëz që janë të varfër ne ëndrra dhe të pangopur në interesat e tyre. Popujt ngecin kur udhëhiqen nga sharlatanë dhe delirantë, që thonë ‘ky vend është vetëm i juaji’”, tha mes të tjerash Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.