Kryeministri Rama informoi se takimi zhvillohet enkas për Programin e Rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt.
“Për në Berlin për takimin me Kancelaren Merkel, enkas për Programin e Rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt”, tha Rama.
Tre ditë më parë, në 23 janar, Kryeministri Rama zhvilloi një vizitë në Itali, ku u prit nga homologu italian Giuseppe Conte dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, me të cilët diskutoi për organizimin e Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.
Autoritetet shqiptare vlerësojnë se dëmet kapin shumën e 1 miliardë eurove.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.