☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,132 ▲ +0.06% ETH $2,262 ▲ +0.65% XRP $1.3529 ▼ -0.2% SOL $84.7800 ▼ -0.2%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Muzike

Rama: Nishliu, koncert me 1 maj në parkun e Kryeministrisë në Tiranë

Këngëtarja Rona Nishliu ka nisur të prezantojë pjesë të koncertit “Me motivet tona”.

Pas njoftimit të Ministrisë së Kulturës lidhur me këtë event, edhe Kryeministri Rama ka lajmëruar për mbajtjen e koncertit në Lulishten e Kryeministrisë.

“Ylli i Rona Nishliut do të shkëlqejë në natën e 1 majit në parkun e Kryeministrisë ku do të këndojë albumin e ri”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.

Vetëm pak ditë më parë, në Prishtinë,  Rona ka zgjedhur një vend, të njohur nga prishtinasit si “kurrizi”, për paralajmërimin e albumit të parë si pjesë e asaj që përfaqëson identitetin e Prishtinës, sepse është simbol i viteve ’90.

Koncerti “Me motivet tona” në Prishtinë, i cili solli tingujt Jazz me motive të trevave të ndryshme shqiptare, u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsimin dhe Kulturën, të Komunës së Prishtinës.

Projekti “Me motivet tona” i këngëtares Rona Nishliu është pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.

“Me motivet tona” do të prezantojë këngëtaren Rona Nishliu dhe band-in e saj më 1 Maj, në një koncert të tingujve jazz dhe tingujve të folkut shqiptare në lulishten e Kryeministrisë në Tiranë, ka pohuar ministria e Kulturës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.