☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 29 May 2026
S&P 500 7,578 ▲0.2%
DOW 50,967 ▲0.59%
NASDAQ 26,962 ▲0.17%
NAFTA 87.21 ▼1.9%
ARI 4,590 ▲1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $73,870 ▲ +0.3% ETH $2,024 ▲ +0.12% XRP $1.3255 ▼ -0.68% SOL $82.7200 ▲ +0.07%
S&P 500 7,578 ▲0.2 % DOW 50,967 ▲0.59 % NASDAQ 26,962 ▲0.17 % NAFTA 87.21 ▼1.9 % ARI 4,590 ▲1.26 % S&P 500 7,578 ▲0.2 % DOW 50,967 ▲0.59 % NASDAQ 26,962 ▲0.17 % NAFTA 87.21 ▼1.9 % ARI 4,590 ▲1.26 %
EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074
29 May 2026
Breaking
Politika

Rama njofton kompaninë e re shtetërore të teknologjisë: Është nevojë e modernizimit të shërbimeve publike

Në një hap të ri drejt zgjerimit të transformimit dixhital, qeveria ka prezantuar sot shoqërinë e re shtetërore “Albanian Digital Solution” (ADS), e cila synon të forcojë inovacionin teknologjik dhe të modernizojë më tej shërbimet publike në vend.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë nismë si pjesë të “revolucionit dixhital” dhe një domosdoshmëri të fazës së re të zhvillimit të qeverisjes elektronike në Shqipëri. Sipas tij, krijimi i ADS vjen si përgjigje ndaj nevojës për të ndarë më qartë funksionet e standardizimit dhe kontrollit të sistemeve nga vetë zhvillimi dhe mirëmbajtja e tyre teknike.

Rama vlerësoi ecurinë e deritanishme të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke theksuar se nga një numër i kufizuar shërbimesh, sot platforma e-Albania ofron mbi 1200 shërbime online dhe përdoret nga miliona qytetarë. Ai solli në vëmendje edhe rolin kyç të saj gjatë pandemisë, kur shërbimet dixhitale u bënë thelbësore për funksionimin e administratës.

“AKSHI ka kaluar një rrugë suksesi… e-Albania u bë shpëtimtare gjatë pandemisë”, u shpreh Rama, duke nënvizuar se zhvillimi i sistemeve ka sjellë rritje të vazhdueshme të nevojës për financim dhe mirëmbajtje.

Sipas tij, “Albanian Digital Solution” do të funksionojë si një kompani 100% shtetërore, me synimin për të zhvilluar dhe mirëmbajtur sistemet pa varësi nga sektori privat, duke garantuar standarde më të larta dhe vazhdimësi teknike për institucionet publike.

Rama shtoi se ambicia është që ADS të kthehet në një kompani konkurruese në treg, që tërheq talentet me paga të larta dhe fleksibilitet pune, duke ofruar njëkohësisht përgjegjshmëri më të madhe institucionale dhe cilësi më të lartë shërbimi për qytetarët.

“AKSHI është histori e jashtëzakonshme suksesi, e cila ka kaluar përmes një rruge aspak të lehtë, një rrugë që ka nisur me një grusht shërbimesh dhe që pastaj ka kulmuar në 1200 shërbime publike online. Rrugë që ka nisur me një grusht njerëzish dhe më pas ka kulmuar me mbi 3 milionë përdorues, si rezultat edhe i momentit dramatik të pandemisë, ku e-Albania u bë shpëtimtare për shëndetin e shqiptarëve, ku përmes saj u zbatuan edhe masat e domosdoshme kufizuese. Një rrugë ku sigurisht nevoja për financim ka ardhur duke u rritur, pasi sistemet e ndërtuara kërkojnë financim qoftë për t’u ndërtuar, qoftë për t’u mirëmbajtur. Një rrugë ku qartësisht lindi nevoja për të ndarë udhëheqjen e qeverisjes elektronike, përcaktimin e standardeve, rritjen e arkitekturës, koordinimin e forcave të përfshira dhe kontrollin e cilësisë me gjithë nivelin operacional. Për ta ndarë jo më mes sektorit publik dhe privat, por atij publik, duke krijuar një kompani të re, ADS, që do të zhvillojë sisteme pa pasur gjithmonë nevojë që shteti t’i drejtohet privatit. Me ambicien që shteti të krijojë kompaninë më të suksesshme publike të zhvillimit të sistemeve dhe mirëmbajtjes së tyre. Kompaninë më të suksesshme në treg, e cila të ketë kapacitetin të kthehet në një hapësirë për të gjithë talentet, që të ketë pagat më të larta në tregun e shërbimeve dixhitale. Që të ketë kapacitetin që talenteve t’u ofrojë mundësinë që të bëhen pjesë e saj, duke kombinuar qoftë punën në zyrë, qoftë në distancë në funksion të qëllimeve. Një kompani që të jetë garanci për institucionet e vendit që nuk mund të mbeten peng i privatëve në mirëmbajtjen e sistemeve të tyre. Të garantojë vazhdimësinë teknike, por edhe të ofrojë përgjegjshmërinë më të lartë institucionale dhe qytetare në raport me publikun, duke garantuar matshmërinë e shërbimit.”-tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.