Politika
Rama: Njohja e mrekullisë së dytë të Nënë Terezës, lajm emocionues
Njohja e mrekullisë së dytë të Nënë Terezës nga Papa Françesku është përshëndetuar dhe nga kryeministri Edi Rama.
“Lajm emocionues nga Vatikani: Nënë Terezës i është njohur nga Papa mrekullia e dytë e një shërimi të pamundur që i jep asaj shenjtërimin!”, shkruan Rama.
Lajmi i njohjes së mrekullisë së dytë të Nënë Terezës, u bë i ditur nga gazeta “Avvenire”, një publikim i Konferencës së Peshkopëve Italianë.