☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,567 ▼ -0.59% ETH $2,428 ▼ -0.52% XRP $1.3088 ▼ -1.94% SOL $104.7800 ▼ -0.62%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama nxjerr pamjet e ishullit turistik në Katar: U zhvillua nga investitorët e projektit të Zvërnecit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me projektin në zonën e Zvërnecit, duke iu referuar kësaj radhe një ishulli në Katar si shembull zhvillimi turistik.

Në reagimin në Facebook, Rama thotë se blerësit e tokës private dhe bashkëinvestitorët e projektit të Zvërnecit janë një grup i madh ndërkombëtar me aktivitete në disa vende të botës, ndërsa thekson se pretendimet se investitorët do të dëmtojnë reputacionin e tyre me projektin në Shqipëri janë të pabaza.

Rama shkruan se projekte të tilla nuk cenojnë natyrën, por përkundrazi rrisin vlerën e destinacionit.

“Zhvillimi i Shqipërisë turistike nuk mund të mbahet peng nga keqinformimi dhe ‘budallallëku’, që sipas tij e ka mbajtur vendin pas për dekada”, shkuan Rama,

“Ky ishull është në Katar dhe është një ndër destinacionet më të vizituara turistike të Lindjes së Mesme, i cili administrohet nga brandi prestigjoz Anantara. E dini kush e ka zhvilluar? Dy vëllezërit Alkhayatt, pikërisht bashkëpronarët e konglomeratit Power Holding, blerësit e tokës private dhe bashkëinvestitorët e projektit të Zvërnecit!

Tani kujt ia ha mendja se një kompani si Power Holding, vjen në Shqipëri të shkatërrojë reputacionin e vet me budallallëqet që thuhen për projektin, nuk kemi ç’i bëjmë. Po budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistik. Power International Holding është një konglomerat nga Katari me më shumë se 400 kompani, të organizuara në gjashtë sektorë kryesorë të ekonomisë, me një portofol të vlerësuar afërsisht 40 miliardë dollarë. Ka më shumë se 65,000 të punësuar dhe operon në 25 vende të botës”, shkruan Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.