Politika

Rama: Opozita forcë me energji negative

Duke bërë një analizë të policisë së shtetit, kryeministri Edi Rama tha se lufta me ata policë që shpërdorojnë detyrën nuk ka përfunduar.

Në konferencën për policinë e gjeneratës tjetër, kreu i ekzekutivit shqiptar, tha forca kritike e policisë së shtetit nuk është opozita, por vetë qeveria.

Rama: Është rezultat i një pastrimi shembullor që iu bë policisë duke përjashtuar 11% të trupës për shpërdorim detyre nga aktet më shembullore të shkeljes së ligjit deri tek abuzimet e vogla. Kjo nuk do të thotë që lufta e brendshme me këtë traditë të shpërdirmit të deytrës ka përfunduar. Është një luftë që vazhdon me vetëdiejn që sot ende në policinë e shteti shfaqen fenomen me te cilat policia eshtë ndarë me vendosmëri dhe me një vullnet që dëshmohet përditë 

Nuk ka dyshim, dua që ta dëgjoni që në asnjë moment ne nuk kemi harruar që të cmojmë mundin e madh të të gjithëve ju këtu atyre që bashkë me ju i kanë dhënë policisë së shtetit një fytyrë të re, duke qënë larg të qënit i shpërblyer.

Ne jemi larg së qeni një qeveri e përsosur, nuk ka qeveri të përsosur dhe cdo ditë e më shumë unë i besoj fjalës së Reganit: Qeveria nuk është zgjidhja është gjithmonë problem, por problem që shoqëria është e detyruar të bashkëjetojë.

Rama: Forca kritike e policisë nuk është opozita, por qeveria

Rama: Nëse ka një forcë kritike sot për cka duhet të bëjë më mirë policia e shtetit për fat të keq, nuk është opozita, por jemi në vetë. Nëse do të bënim një debat për të shfaqur aftësinë vetëkritike do ta fitonim ne, nuk do ta fitonte opozita në vendosjen e gishtit mbi dobësitë, të metet dhe problemet e policisë së shtetit. E them këtë sepse dua të them që ambicja jonë është shumë më e madhe dhe shumë më e fortë se cka kemi mundur të bëjmë deri këtu. Pa dyshim do të ishte shumë herë më mirë nëse kjo ambicje e madhe për një polici që nuk krahasot me të shkuarën, por me më të mirën do të sfidojë nga ambicja e opozitës. Nga fuqia e analizës, e ideve dhe vizionit alternative të opozitës, për fat të keq sot opozita nuk është një fuqi alternative që na shtyn për të bërë dhe më shumë, por është një forcë eneregjie negative.

Rama: Borxhi ishte 720 mln euro

Rama: Ne gjetëm një borxh i cili deri në atë moment ishte mbajtur i fshehur, 720 mln euro në formën e detyrimeve të prapembetura dhe këtu ka plot njerëz që e dinë shumë mirë se edhe ata ishin ndër të shumtit që shteti i kishte borxh. Ju kujtohen borxhet për aktivitetin ekstra, orë pune të papaguara. Një borxh i cili nuk ishte vetëm si një shumë parash, por një mal që qëndronte mbi fushën e minuar në rrezik shpërthimi në formën e një kolapsi energjitik. Qeveritë vlerësohen nga njerëzit për atë që bëjnë, ndërsa nga ekonomistët qeveritë vlerësohen edhe për atë që shmangin. Në tetorin e 2013 kemi shmangur rënien nga humnera e një katastrofe financiare. Shqipëria rrezikonte të mbetej pa para për të paguar rrogat dhe pensionet e fund nëntorit në 2013. U detyruam të therrisnim zjarrfikësit e FMN dhe i’u nënshtruam një programi të vështirë ristrukturimi, ku e mbaj mend shumë mirë që njëra nga kërkesat ishte ulja e rrogave dhe penesioneve, një kërkesë që vendet e tjera në rajon iu përgjigjen pozitivisht. Ne refuzuam ta ndërmarrim këtë masë të vetëdijshëm se ishte e padrejtë, që atë rrogë të pamjaftueshme e merrnin me punë të vështirë.

Ja si janë rritur pagat 

Rama: Në 2012, u bë një rritje pagash për policët me diplomë, por cfarë tregon analiza e bërë më pas? Tregon se përfitimi financiar nga puna i punonjësve të policisë ka ardhur në rënie. Tregon se punonjësit e policisë në fund të 8 vjetëve xhiro ishin më të varfër sesa kur filloi xhiroja. Asnjë nivel në policinë e shtetit nuk ka njohur rritje të pagës reale. Paga reale është ulur në krahasim me vitin fillestar të qametit 2005. Ja tju them me pak shifra sesia ka nodhur kjo. Po marr inspektorin e policisë. Midis 2005-2013 paga bruto e inspektorit të policisë është rritur 18.9%, ndërkohë që po në këtë hark vitesh çmimet janë rritur 24.2%. Pra fuqia blerëse si inspector ka rënë me 5.3%. Ja tju them si është rritur paga për inspektorin e policisë në këto tre vjet. 15.3% paga bruto me një rritje cmimesh 4.7% , fuqia blerëse e inspektorit është rritur me 10%.

Rama: Për 5 vjet kjo polici do të jetë shembullore në BE

Rama:  Në 5 vitet e ardhmshe policia e shtetit nuk do të krahasothet me sot. Nëse sot kemi ngritur kokën dhe i kemi shpallur krimit një luftë forntale, në 5 vitet e ardhshme kjo polici do të rendtit ndër policitë më shembullore të BE për 1001 arsye.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button