Rama: Pagat e mësuesve do rriten çdo vit, mësuesi i paprekshëm nga politika dhe burokracia
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me mësues nga e gjithë Shqipëria, ku deklaroi se mësuesit iu kthye dinjiteti dhe se qeveria do rrisë pagat e mësuesve çdo vit. Rama tha se mësuesi duhet të jetë i paprekshëm nga politika dhe burokracia e drejtorive arsimore.
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se e rendësishme është fuqizimi i mëtejshëm i profesionalizmit mes mesuesve, pasi mësuesit ishin lenë pas dore si një kategori të dytë, ku në fakt duhet të përfshihen në kategorinë e parë mes profesioneve të këtij vendi.
Në vijim, Rama tha se refoma do të vazhdojë me shkollën e drejtorëve që do të jetë një institucion i ri për të mundësuar rritjen e kapaciteteve në administrimin e shkollave. “Është e rëndësishme që shkolla duhet të na ndihmojë për të profilizuar dhe fuqizuar një figure drejtuesi të shkollës prefesionist e menaxher të shkollës”, tha ai.
Rama tha se me drejtuesit e shkollave është bërë politikë. “Politikë shpërblimesh për militantizmin, aktivizmin apo shërbimin ndaj partive. Kësaj traditë ne kemi filluar t’i japim fund, por jemi larg aty ku duhet. Për këto arsye, shkolla e drejtorëve do na ndihmojë, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare dhe eksperiencës së bashkëpunimit me ekspertët më të mirë”, tha ai.
Më tej, Rama shtoi se “Këto janë disa aspekte të reformës së mësuesisë, që të jetë e gjerë dhe e thellë dhe ne do të konsolidojmë atë bazë që kemi venë për ta bërë figurën e mësuesit të paprekshëm nga politika dhe burokracia e zyrave arsimore dhe megjithse kanë ndryshuar shumë, ka ende vend për ndryshim. Vitin e ardhshëm ne do të ndryshojmë mënyrën e strukturimit në territor, funksionin e zyrave të arsimit dhe sigurisht për këto do të merret mendimin tuaj”.
Rama tha se “Ne kemi në program rritjen e mëtejshme të pagave të mësuesve. Pagat janë rritur, por janë rritur që me ardhjen e qeverisë në mandatin e parë, me uljen e taksës mbi rrogën. Pagat janë rritur dhe është shumë më mirë seç ishte, por më pak se çduhet të jetë. Do te vazhdojmë rritjen progresive të pagave”.
Më tej ai, tha se “unë drejtoj një qeveri me numrin më të vogël të ministrave në histori dhe imagjinoni ju që duhet të mbani të disiplinuar, t’i motivoni, t’i mësoni, pra krahasuar me mundimin tuaj, mundimi im është më i vogël. Ndërkohë që paga ime është padrejtsisht me e madhe se e juaja. Këtë diferencë do ta ngushtojmë së bashku, por ju premtoi se paga ime nuk do rritet, e juaja do rritet cdo vit”.
Kryeministri Rama ka shpalluar disa nga objektivat si: “Ndërtimi i 140 shkollave të reja model për 40 mijë nxënës, si dhe 61 qendra të këshillimit të punësimit dhe karrierës; nga 3 mijë nxënës që gjetëm në arsimin profesional, aktualisht janë të regjistruar 27 mijë e deri në 2021, do të jenë të regjistruar mbi 54 mijë të rinj shqiptarë; cdo bashki do të ketë të paktën një shkollë profesionale, të specializuar në nevojat e tregut lokal”.
Ndërsa ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, tha se do të punojmë më me dedikim, prandaj viti 2018 do jetë viti që i dedikohët mësuesit pasionant. “Në këto 100 ditë ne përmbyllëm angazhimin tonë të kualifikimit të mësuesve. Qeveria, kryeministri është krah nesh për të përbushur detyrën që shkollat të jenë një elitë në të gjithë Shqipërinë”, tha Nikolla.