☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,776 ▲2.4%
DOW 47,843 ▲2.7%
NASDAQ 22,613 ▲2.7%
NAFTA 96.34 ▼14.71%
ARI 4,749 ▲1.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,347 ▲ +3.57% ETH $2,207 ▲ +4.63% XRP $1.3493 ▲ +2.81% SOL $83.0200 ▲ +1.92%
S&P 500 6,776 ▲2.4 % DOW 47,843 ▲2.7 % NASDAQ 22,613 ▲2.7 % NAFTA 96.34 ▼14.71 % ARI 4,749 ▲1.38 % S&P 500 6,776 ▲2.4 % DOW 47,843 ▲2.7 % NASDAQ 22,613 ▲2.7 % NAFTA 96.34 ▼14.71 % ARI 4,749 ▲1.38 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama: Pakti për Universitetin, mungesë alarmante vullneti nga Rektori i Tiranës

“Është koha për të adresuar inkompetencën e plotë dhe mungesën e vullnetit alarmant të konstatuar nga ana e Rektorit të Universitetit të Tiranës, në raport edhe me çfarë të gjithë ne jemi përpjekur të bëjmë për të adresuar kërkesat legjitime të studentëve”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Studentët dhe pedagogët tashmë do të kenë mundësi të shfletojnë online artikuj shkencorë, mbi 193 mijë libra akademikë, mbi 50 mijë revista shkencore, mbi 200 milion lajme shkencore si dhe 30 paketa për mësimin e gjuhëve të huaj.

Gjatë prezantimit të bibliotekës dixhitale, Rama nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të universiteteve në këtë proces.

Kryeministri e konsideroi të patolerueshëm faktin që biblioteka dixhitale vihet në funksion nga një pjesë e konsiderueshme e rrjetit të universiteteve në vend, por jo nga Universiteti i Tiranës, pasi e gjen këtë të fundit të papërgatitur nga pikëpamja teknologjike.

“Është skandaloze që për lëvrimin e bursave për studentët Universiteti i Tiranës është ende një vatër problematike si pasojë e mungesës së teknologjisë dhe vazhdimit të praktikave me dorë”, tha Rama.

Ne kemi rezerva të konsiderueshme lidhur me drejtimin e Universitetit të Tiranës, tha Rama, duke shtuar se “ka ardhur koha t’i referohemi ligjit për arsimin e lartë dhe të hapim një proces transparent për të adresuar këtë problem”.

“Rektorati është vendi për të adresuar problemet dhe për të gjetur zgjidhje dhe jo vendi ku problemet krijohen dhe zgjidhjet pengohen. Kjo ka ndodhur dhe tani dhe duhet që Ministria e Arsimit të lehtësojë aksesin e studentëve në bibliotekën dixhitale, sepse nuk ka asnjë shprehje vullneti minimal nga ana e rektoratit dhe personalisht Rektorit”, tha Rama.

Po ashtu, Rama e konsideroi të papranueshme përpjekjet që ndodhën më herët për të krijuar artificialisht anormalitet në universitete. “U gjet gjuha e bashkëpunimit me dekanët dhe nuk u arrit dot të komunikohej me rektorin”, tha Rama.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.