Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 02 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.22%
DOW 52,305 ▼0.03%
NASDAQ 26,040 ▼0.66%
NAFTA 67.97 ▼0.89%
ARI 4,089 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
₿ CRYPTO
BTC $60,577 ▲ +3.27% ETH $1,627 ▲ +3.39% XRP $1.0600 ▲ +1.71% SOL $78.3300 ▲ +5.58%
S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.97 ▼0.89 % ARI 4,089 ▲0.15 % S&P 500 7,483 ▼0.22 % DOW 52,305 ▼0.03 % NASDAQ 26,040 ▼0.66 % NAFTA 67.97 ▼0.89 % ARI 4,089 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
02 Jul 2026
Breaking
Politika

Rama pas protestës në Zvërnec: Kundërshtarët e projektit po bëhen njësh me mediat greke

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar në Zvërnec kundër projektit turistik të planifikuar në zonë, duke ndarë në rrjetet sociale edhe një video të gazetarit minoritar grek Edmond Guri.

Në postimin e tij, Rama iu referua deklaratës së gazetarit, i cili shprehet se “35 vjet s’e kam parë kurrë këtë mobilizim”, duke e lidhur reagimin me projektin e investimit që pritet të zhvillohet në zonë.

“Po normal, sepse për herë të parë në 35 vite Shqipëria po synon Olimpin e turizmit me një projekt marramendës, që nuk e ka askush në këtë anë të botës”, shkruan kreu i qeverisë.

Rama thekson se projekti, i cili sipas tij parashikon një investim prej 4 miliardë eurosh nga partnerë amerikanë dhe katariotë, po kundërshtohet nga grupe që ai i quan me ironi “shqiponjat”, ndërsa shton se kundërshtimi po gjen jehonë edhe në media greke.

Sipas kryeministrit, investimi do të sillte zhvillim ekonomik dhe social, duke përmendur krijimin e 10 mijë vendeve të punës, rritjen e prodhimit të përgjithshëm kombëtar me 4% deri në vitin 2030, si dhe ndikim pozitiv në paga, pensione, vlerën e pronave dhe sektorë të lidhur me turizmin.

Ai argumenton gjithashtu se projekti do të kontribuonte në përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe në tërheqjen e personaliteteve të njohura nga fusha të ndryshme si arti, sporti, moda dhe biznesi.

Në fund të reagimit të tij, Rama ironizon protestuesit duke shkruar se ata e kanë të garantuar mbulimin nga mediat greke, duke e cilësuar situatën si “dy zogj me një gur”.

“35 VJET S’E KAM PARË KURRË KËTË MOBILIZIM”

Eh vëllai im, po normal, sepse për herë të parë në 35 vite Shqipëria po synon Olimpin e turizmit me një projekt marramendës, që nuk e ka askush në këtë anë të botës

E tani që projektit po i afrohet dita e daljes në dritë, dolën shqiponjat të mbrojnë atdheun nga 4 miliardë Eurot investim të partnerëve amerikanë e katariotë

Dhe për herë të parë në 35 vjet, mediat greke dhe faqet me miliona ndjekës në Greqi, janë bërë njësh me shqiponjat për të shpëtuar atdheun tonë nga ardhja e hoteleve më prestigjiozë të botës, nga 10 mijë vende pune cilësore, nga rritja e prodhimit të përgjithshëm kombëtar me 4% deri në 2030, rritja e të ardhurave për frymë, rritja e pagave e pensioneve (si në Malin e Zi për shembull, largqoftë), nga rritja e vlerës së pronës së çdo vlonjati e jo vetëm, nga zgjerimi i zinxhirit të vlerës për bujqit, peshkatarët, shoferët e me radhë të gjithë subjektet e lidhura me atë zinxhir, nga personazhet botërore të artit, sportit, modës, biznesit, që mos e dhëntë Zoti do vinin e do flinin, disa edhe do blinin edhe shtëpi në Vlorë…

Po mirë këto, po pse pak është shpëtimi i Shqipërisë nga rritja e mëtejshme e imazhit ndërkombëtar, i cili edhe kaq edhe u teprua shumë, sepse në sytë e botës Shqipëria duhet të jetë mafie, korrupsion, llum

Prandaj të gjithë shqiponjat në protestë sot, se mbulimin nga media greke e keni të garantuar, dy zogj me një gur dmth

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.