Rama: PD, aleancë me “kazanin e mbeturinave” në drejtësi
Duke marrë fjalën në seancë plenare, kryeministri Rama ka akuzuar Partinë Demokratike se po bën gjithcka për të penguar reformën në drejtësi, duke zgjedhur të sulmojë, sipas tij, edhe ambasadorin amerikan.
Në fjalën e tij, Rama ka ironizuar edhe kërkesën e opozitës për referendum për ligjin e mbetjeve.
“Një referendum do të ishte i sinqertë nga PD nëse do të ishte një referendum për të përzënë Ambasadën Amerikane nga Shqipëria. Megjithatë, kjo është diçka që zëmra mund t’jua dojë por gjunjët nuk jua mbajnë”, ka deklaruar Rama.
Ai ka theksuar se, “kazani më i madh i mbeturinave, korrupsionit, krimit dhe mafias është sistemi i drejtësisë”.
“Dhe sot jemi këtu një ditë pasi PD i ka shpallur luftë reformës në drejtësi dhe ka marrë haptazi anën e kazanit. Dje, pasi erdhi këtu më 21 korrik dhe votoi me pahir reformën kushtetuese, depozitoi në gjykatë rrëzimin e vetting-ut, sistemit që do të pastrojë kazanin e sistemit të drejtësisë nga plehrat”, ka thënë Rama.
Ai ka theksuar se, “sot axhenda e Kuvendit është vazhdimi i kësaj reforme, do apo nuk do PD, voton apo nuk voton PD”.
“Dihet botërisht që fati i reformës, por edhe i procesit historik për hapjen e negociatave me BE lidhet me 7 ligjet. Njëri ligj, më kryesorin, e çuan dje në Gjykatën Kushtetuese, në aleancë të hapur me korrupsionin, krimin dhe mafian që mban peng drejtësinë”, ka vijuar Rama.
Sipas tij, PD, “ligjet e tjera që reflektojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese dhe hapin rrugën e zbatimit të normave të reja kushtetuese i ka ndarë si me lugë, ku thonë këtë mund ta hamë, këtë nuk duam ta prekim me dorë”.
“Jeni një qënie që tmerrohet nga fillimi i zbatimit të reformës në drejtësi. Ta pengojmë me çdo kusht, edhe duke sulmuar edhe ambasadorin e SHBA”, ka shtuar Rama.
Z Rama.Para dy vjetesh duheshin bombarduar nga NATO familjet e Sali Berishes,Lulezim Bashes Bujar Nishanit Adriatik LLalles Jozefina topallit dhe plehrat e PD fashiste.Parlamenti duhet ta kishte votuar kete clirim te popullit shqipetar.Edhe tani nuk eshte vone.Kerkni tek SHBA BE te dergojne NATO urgjentisht ne Tiranejaven tjeter dhe te filloje bombardimi t fashisteve te berishes.
Z Rama.A I lexoni cfare shkruan Fatos Klosi dhe Izet Haxhia per Sali Berishen?A I lexojne Parlamenti shqipetar? Cfare duhet Pritur?Asnje reforme ne drejtesi nuk do realizohet pa clirimin e vertete te popullit shqipetar.