Politika

Rama: PD nuk ka shans ta ndali historinë e re të drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me reformën në drejtësi, që sipas tij do të vazhdojë me ligjet kryesore. Ai akuzoi PD se do ti rezistojë çdo ligji të domosdoshëm për zbatimin e reformës kushtetuese, por paralajmëroi se ajo nuk ka shans ta ndali historinë e re të drejtësisë.

Ja çfarë shkruan Rama

“Reforma në Drejtësi do të vazhdojë me ligjet kryesore që pasojnë reformën e miratuar kushtetuese dhe kërkojnë minimumi 84 vota.

Ata që u dorëzuan përballë presionit të jashtëzakonshëm popullor e ndërkombëtar dhe presionit të brendshëm që krisi murin shurdh të Partisë Demokratike, do të vazhdojnë të rezistojnë në çdo hap e për çdo ligj të domosdoshëm për zbatimin e reformës kushtetuese.

Por nuk kanë shans ta ndalin historinë e re të drejtësisë që ka nisur me hirin dhe me pahirin konsensual të 21 korrikut.

Shqipëria nuk është më ajo që ishte përpara votimit historik të së enjtes së shkuar; jo vetëm në sytë e Washingtonit, Berlinit e Brukselit, po edhe në sytë e komunitetit ndërkombëtar të investitorëve, vendi ynë ka fituar një besueshmëri të re.

Votimi i 21 korrikut i ka hapur rrugë një reforme shembullore në drejtësi dhe vetingu me mbështetje ndërkombëtare (parashikuar në kushtetutë) i të gjithë gjykatësve e prokurorëve, i cili do të nisë si një operacion rrënjësor pastrimi nga maja e piramides së korruptuar të gjyqësorit, i ka bërë të marrin frymë lirisht investitorët e mëdhenj. Këtë e konfirmoi sot vetë Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim”.

Related Articles

Comente

  1. Ky nuk ka ndermend te punoje, por vetem te beje show. Qytetareve u duhen arritjet e qeverise dhe mireqenia e tyre. Ky kryeminister fatkeqesi e Shqiptareve vetem vjedh, grabit, tallet dhe ben show.
    Shiko punen , lere opoziten ne punen e saj.

    A e di sa fatkeqe ke marre ne qafe me pushimet nga puna, terrorin policor e abuzimet e zyrtareve te administrates tende? Ku hyn reforma ketu?

  2. Rama.Hajduterine shqipetare duhet ta kishe pastruar 2 vjet me pare.Qe drejtesia ne shqiperi eshte drejtesi fashiste e di gjithe bota.Shqipetaret presin.

  3. Rama.Kopeja e hajduterise te fashizmit te sali berishes,lylezim bashes,Bujar nishanit jozefina topalli Adriatik Llalles dhe te plehrave te PD nuk do lene gje pa bere kunder popullit shqipetar.Kerko qe NATO dhe FBI te vine ne Tirane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button