☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,729 ▲0.08%
DOW 52,439 ▲0.12%
NASDAQ 26,476 ▼0%
NAFTA 101.90 ▲2%
ARI 4,064 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,700 ▲ +0.96% ETH $2,335 ▲ +0.73% XRP $1.3185 ▲ +0.78% SOL $101.0200 ▲ +1.05%
S&P 500 7,729 ▲0.08 % DOW 52,439 ▲0.12 % NASDAQ 26,476 ▼0 % NAFTA 101.90 ▲2 % ARI 4,064 ▼0.27 % S&P 500 7,729 ▲0.08 % DOW 52,439 ▲0.12 % NASDAQ 26,476 ▼0 % NAFTA 101.90 ▲2 % ARI 4,064 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kronika

Rama për protestat: Nuk mund të sulmohet shteti me gurë e flakë, një turmë nuk mund të na imponohet

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në konferencë për mediat ka folur lidhur me protestën studentore dhe dhunës së regjistruar teksa vuri theksin te dëmet që ata kanë shkaktuar. Rama më tej, aktet e dhunës i ka cilësuar si një formë “anti-njerzillëku” dhe imponim ndaj shumicës së qytetarëve që duan të jetojnë të qetë.

Duke u ndalur te shqetësimi i qytetarëve që nuk janë pjesë e këtyre akteve, Rama theksoi se frika dhe shqetësimi nuk duhet të kaplojnë ata që kanë mendime të ndryshme politike apo që thjesht kërkojnë të zhvillojnë jetën e tyre të përditshme pa pengesa.

“Të gjithë ata që nuk janë pjesë e këtij agresioni dhe që përjetojnë frikë nga kjo turmë dhunuesish, kam parasysh edhe ata që nuk janë dakord që më kanë mua kryeministër. Por dhe ata që duan të jetojnë pa qenë të detyruar të ndryshojnë rendin e ditës për shkak të një turme agresive.

A mund të na imponohet të gjithëve një turmë pasi ka ardhur vërdallë duke xhiruar përnatë me britma, apo duke bullizuar dhe goditur drejtues automjetesh shpërthen në eufori kundër qytetit, policisë së shtetit. Kush janë dhe në emër të kujt duan të imponojnë forcën e anti-njerzillëkut. Janë mbledhur bashkë individë dhe grupe që nuk kanë lidhje me njëra -tjetra”, tha Rama.

Rama më tej theksoi se populli flet vetëm përmes votës, e cila mbetet marrëveshja themelore e çdo sistemi demokratik.

“Ky mish mash, që ka marrë peng Tiranën, nuk ka asnjë lidhje me popullin dhe nuk ka autorizim për të folur në emër të popullit, sepse populli flet vetë përmes votës. Kjo është marrëveshja themelore e demokracisë.

Një turmë që nuk kërkon thjesht të kërkohet, por pretendon të mbështete pa kushte në kuturisjen e saj antidemokratike, ku në fjalorin e saj bazik nuk ka asnjë standard komunikimi, asnjë formë dialogu apo ballafaqimi. Mua më rezulton e pamundur ta mirëkuptojë këtë sulm frontal mbi kodin e qytetërimit tonë,” tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.