Pas Ekonomikut, studentët futen në Fakultetin e Drejtësisë dhe ndërpresin mësimin (VIDEO)
Studentët kanë mbërritur në Fakultetin e Drejtësisë, ku janë futur brenda ambienteve dhe kanë bërë thirrje për bojkot të mësimit. Edhe në Fakultetin e Drejtësisë po zhvillohej mësim, por pas thirrjeve të protestuesve, studentët kanë lënë auditorët.
Ndërkohë, disa minuta më parë, studentët ishin tek Fakulteti i Ekonomikut, ku gjithashtu bënë thirrje për bojkot të mësimit dhe për bashkimin e të rinjve në revoltë.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama, ashtu si ditët e tjera, ka vijuar me thirrjen e tij për dialog, por kjo e fundit është refuzuar nga studentët.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.