Rama përshëndet vendimin e partive shqiptare: Nuk negociohet kombi për karrige
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetin social Facebook në lidhje me vendimin e partive shqiptare të Maqedonisë për t’u bashkuar.
“Hap historik shprehja e vullnetit të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni: Të drejtat e shqiptarëve s’negociohen per karrige qeverie”, shkroi Rama në Facebook.
Tre partitë kryesore, BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët deklaruan frontin e tyre unik politik dhe kërkesat e përbashkëta si kusht për bërjen e qeverisë së ardhshme maqedonase.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.