☁️
Tiranë 18°C · Vranët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,485 ▲ +0.69% ETH $2,195 ▲ +0.95% XRP $1.4241 ▲ +1.4% SOL $87.0100 ▲ +1.22%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Politika

Rama: Programi i ri i financimit do të mbështesë mijëra biznese shqiptare me kredi të buta

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka nënshkruar një partneritet të rëndësishëm me sistemin bankar për mbështetjen e sipërmarrjes shqiptare, duke e cilësuar atë si një hap me potencial të madh për zhvillimin e mëtejshëm të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Sipas Ramës, marrëveshja ndërmjet qeverisë, sistemit bankar dhe linjës së kredisë së Banka e Shqipërisë synon të krijojë më shumë mundësi financimi për bizneset shqiptare përmes kredive me interesa të ulëta dhe garancisë sovrane të qeverisë.

“Këtë javë nënshkruam edhe partneritetin shumë të rëndësishëm mes shtetit dhe sistemit bankar për mbështetjen e sipërmarrjes shqiptare. U hodh një hap i paralajmëruar, por që është një hap në drejtimin e duhur me një potencial të jashtëzakonshëm për rritjen e mëtejshme të sipërmarrjes shqiptare. Nënshkrimi i partneritetit ndërmjet qeverisë, sistemit bankar dhe linjës së kredisë së Bankës së Shqipërisë për programin kombëtar të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është një derë e hapur, një program që u jep shumë më tepër mundësi ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që të rriten përmes kredive me interesa të ulëta dhe garancisë sovrane të qeverisë për kredinë e tyre. Një program i lindur nga nevoja tanimë gjithmonë e më e zëshme e sipërmarrjes së vogël shqiptare për t’u rritur në bazë të themeleve të hedhura me shumë punë, me shumë përpjekje, me shumë mund dhe, në shumë raste, me eksperiencën e fituar në emigracion”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se shumë sipërmarrës kanë nevojë për mbështetje financiare për të zgjeruar aktivitetin, ndërsa shteti do të jetë në krah të tyre përmes këtij programi.

Ai bëri të ditur se programi parashikon kredi me interesa nga 2 deri në 3%, si edhe garanci sovrane nga 30 deri në 70%, në varësi të nivelit të riskut.

“Njerëz me ide, njerëz me energji, me vullnet kanë nevojë të kenë shtetin në krah, të kenë qeverinë në krah për ta zgjeruar aktivitetin e tyre, pasi për të riinvestuar duhet një financë që ata hë për hë nuk e kanë, por nga ana tjetër kanë në dorë një zanafillë që mund ta kthejë atë financim të kredituar në një sukses komercial plotësisht të arsyeshëm për kredinë mbështetëse.

Kështu që, përmes këtij programi, ne besojmë shumë që, duke vënë në dispozicion një linjë kredie me interesa nga 2 deri në 3% dhe një garanci sovrane nga 30 deri në 70%, në bazë të riskut, do t’u japim mundësira të mëdha konkrete mijëra ndërmarrjeve shqiptare”, theksoi kreu i qeverisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.