Politika

Rama: Prurje të reja për të avancuar reformat

Turi “Të pastrojmë më tej Shqipërinë” është ndalur këtë të hënë në Berat, prej nga kryeministri Edi Rama ka nënvizuar se Partia Socialiste ka nevojë për prurje të reja për të avancuar reformat e saj.

“Nuk jemi këtu për të bërë një paradë arritjesh, edhe pse ato janë të qarta. Reformat tona do të sjellin më shumë rezultate, por ato kanë nevojë për një shtysë më të fortë. Për këtë PS synon të mbledhë në radhët e saj individë nga fusha të ndryshme shoqërore për ta realizuar këtë”, ka deklaruar Rama.

Shefi i qeverisë ka theksuar se, PS ka detyrimin t’u trokasë në derë njerëzve dhe të flasë me ta, me qëllim që t’i mbështesë dhe t’i rrisë cilësisht reformat e saj.

“Ne synojmë që të arrijmë në 150 mijë anëtarë dhe në këtë aspekt ne duhet të shohim me kurajë nga më të rinjtë. Por është e dosmodoshme të mos vendosim asnjë kufi moshe në këtë këndvështrim”, ka thënë Rama.

Edhe gratë dhe vajzat, ka vijuar ai, kanë nevojë të afrohen dhe t’u ofrohet hapësira që sipas tij u kanë zënë burrat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button