☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 07 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
₿ CRYPTO
BTC $61,851 ▲ +1.44% ETH $1,618 ▲ +3.16% XRP $1.1232 ▲ +2.71% SOL $64.2600 ▲ +2.2%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
07 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama reagon ndaj komentuesve në rrjetet sociale: Boll e ndotët mexhelisin shqipfolës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook ndaj komentuesve në rrjetet sociale lidhur me protestat dhe çështjet mjedisore.

Në postimin e tij, Rama kritikon gjuhën e përdorur nga disa komentues, duke e cilësuar si fyes dhe pa përmbajtje, ndërsa thekson se kjo, sipas tij, dëmton edhe debatin publik për çështje të rëndësishme.

Ai shton se “gjuha e rrugës” nuk duhet ta dominojë diskutimin publik.

“Dy llafe si fillim për revolucionarët që hyjnë këtu dhe nëpër faqet sociale të kujtdo që mendon ndryshe prej tyre. Meqë nuk bashkojnë dot katër fjali bashkë për të formuar një koncept e kompensojnë boshllëkun me fjali bërtitëse, ku spikasin sharjet dhe thirrjet njërrokëshe.

Lërini ambientalistët e vërtetë në punën e në të drejtën e tyre të protestës, lërini mbrojtësit dhe dashamirët e vërtetë të natyrës në punën e në të drejtën e tyre të protestës, lërini në të drejtën e tyre edhe qytetarët e shqetësuar, po patjetër lërini në rehatin dhe ngjyrën e tyre edhe flamingot, e mos ua bëni puplat bojëkafe me llumin e gjuhës së rrugës”, shkruan Rama.

Në pjesën e dytë të reagimit, Rama sjell si shembull zonën e Camargue në Francë, duke e përshkruar si një vend ku natyra dhe aktiviteti ekonomik bashkëjetojnë përmes turizmit dhe përdorimit të qëndrueshëm të territorit.

Sipas tij, ky model tregon se mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi ekonomik mund të ecin paralelisht, nëse menaxhohen siç duhet zonat natyrore.

“Kur flitet për ligatina, laguna dhe zona të mbrojtura, shpesh krijohet përshtypja sikur mënyra e vetme për t’i mbrojtur është t’i shkëpusësh nga jeta ekonomike.

Por Camargue në Francë tregon një histori krejt tjetër.

E vendosur në deltën e lumit Rhône, Camargue është një nga ligatinat më të rëndësishme të Europës. Një peizazh i jashtëzakonshëm me laguna, këneta, dunat bregdetare, kripore, flamingo rozë, kuajt e bardhë të famshëm të Camargue dhe qindra lloje shpendësh.

Një parajsë e biodiversitetit. Por njëkohësisht edhe një motor ekonomik.

Sot Camargue është një destinacion ndërkombëtar me hotele butikë, restorante, marina, turizëm natyror, kalërim, vëzhgim shpendësh, prodhim tradicional të kripës dhe një ekonomi lokale që jeton pikërisht falë peizazhit që ka ruajtur.

Franca nuk e mbrojti Camargue duke e mbajtur qytetërimin larg saj.

E mbrojti duke e bërë të vlefshme për qytetërimin e saj.

Duke kuptuar se natyra nuk është domosdoshmërisht kundërshtare e zhvillimit. Madje ndonjëherë ajo është vetë zhvillimi.

Prandaj sot flamingot janë ende aty.

Lagunat janë ende aty.

Biodiversiteti është ende aty.

Prandaj pyetja nuk është nëse natyra dhe ekonomia mund të bashkëjetojnë.

Pyetja është nëse kemi vizionin për ta kthyer natyrën në një aset të ekonomisë.

Sepse kur peizazhi bëhet pjesë e modelit ekonomik, njerëzit nuk janë më indiferentë dhe shpesh shkatërrues e ndotës të tij.

Kanë interes ta mbrojnë.

Dhe ky është mësimi i vërtetë i Camargue: Nuk zgjodhi mes natyrës dhe zhvillimit, por se gjeti mënyrën që të dyja të fitojnë bashkë”, shkruan Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.