☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.23 ▲0.1%
ARI 4,173 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,452 ▼ -0.36% ETH $2,506 ▼ -0.88% XRP $1.3730 ▼ -0.29% SOL $107.2200 ▼ -0.96%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.23 ▲0.1 % ARI 4,173 ▼0.1 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.23 ▲0.1 % ARI 4,173 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama reagon për ngjarjen në Zvërnec: Nesër flas për projektin e jashtëzakonshëm! Përgëzoj lidershipin e Policisë për reagimin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur më 30 maj në Zvërnec, ku një punonjës i shoqërisë private të sigurisë goditi një protestues gjatë demonstratës kundër projektit në zonë.

Rama falënderoi Policinë e Shtetit për reagimin e shpejtë dhe paralajmëroi se nesër do të flasë vetë për projektin, të cilin e cilësoi si “të jashtëzakonshëm” për Shqipërinë.

“Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.”

Kreu i qeverisë përgëzoi policinë për masat e marra, duke thënë se, “E përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës. Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut është e duhura.”

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar punonjësin që goditi protestuesin dhe ka proceduar penalisht edhe dy punonjës të tjerë të sigurisë që ndihmuan në tërheqjen zvarrë të qytetarit. Ngjarja solli pezullimin nga detyra të drejtorit të Policisë së Vlorës, Elidon Çela, si dhe nisjen e hetimit disiplinor për zinxhirin komandues të DVP Vlorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.