Kronika

Rama: Rritje të pagave dhe pensioneve për punonjësit e policisë

Qeveria Shqiptare do të mbështesë gjithnjë familjet dhe fëmijët e të rënëve në detyrë në Policinë e Shtetit, ashtu si dhe ushtarakët që janë në misione luftarake paqeruajtëse jashtë vendit

Rama35Gjatë një aktiviteti festiv të organizuar me këtë rast, ku ishin të pranishëm Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, si dhe familjar të të rënëve në detyrë, Kryeministri Edi Rama garantoi se qeveria Shqiptare është pranë familjarëve të cilët kanë humbur të dashurit e tyre në emër të paqes dhe sigurisë në atdhe, si dhe të ushtarakëve të cilët festojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri larg të dashurve që janë në misione paqeruajtëse jashtë vendit.

“Këtu kemi prindër, fëmijët e të cilëve me uniformën e blertë nderojnë vendin tonë, duke luftuar përkrah aleatëve ndaj terrorizmit. Po ashtu sot kemi familjar, të luftëtarëve që me unfirmën blu nderuar vendin e tyre duke u përballur me krimin në garantimin e rendit dhe sigurisë në vend”, theksoi Rama.

Sipas kryeministrit “sot janë 211 bashkëqytetar, që u mungojnë nënave, grave, fëmijëve, bababallarëve dhe vllezërve, pasi duke luftuar ndaj krimit kanë humbur jetën. 150 prej tyre janë shpallur dëshmor, duke shënuar emrin në përjetësi dhe duke i lënë trashëgimi familjarëve të tyre virtytet më të mira. Atë të ndershmërisë, të drejtësisë dhe luftës ndaj kompromiseve të errëta”, vijoi Kreu i Ekzekutivit.

Kryeministri Rama bëri të ditur se ndryshe nga herët e tjera kur fëmijëve u jepeshin dhurata sipas oreksit të organizatorëve, sot fëmijët do të dëgjohen dhe do të blihen dhurata sipas dëshirave të tyre.

Kryeministri-Edi-Rama1 (1)-Fëmijët e të rënëve në detyrë, pa konkurs në akademinë e rendit

Kryeministri Rama në fjalën e tij, bëri të ditur se fëmijët e të rënëve në detyrë, ashtu siç ndodhi dhe pak muaj më parë do të kenë mundësi të bëhen pjesë e akademisë së rendit pa konkurs.

Sipas kreut të ekzekutivit kjo nuk bie ndesh me rregullat e konkurencës së ndershme. “Fëmijët e të rënëve në detyrë, që kërkojnë të ndjekin hapat e prindërve të tyre, janë shëmbëlltyrë e vlerave shoqërore, standardeve dhe mospërkuljes përballë kompromiseve dhe kjo është ajo çka duam ne në Policinë e Shtetit dhe kjo është ajo çka këta fëmijë kanë trashëguar nga prindërit e tyre dhe prandaj është detyrimi ynë t’i ofrojmë atyre këtë mundësi”, tha ai.

Kryeministri Rama kujtoi dhe premtimin e qeverisë për të  ngritur në këmbë Universitetin e Sigurisë. “Edhe këtu fëmijët e të rënëve në detyrë do të favorizohen për t’u bërë pjesë e këtyre studimeve pa konkurs”, tha Rama. Shefi i qeverisë në fjalën e tij gjithashtu garantoi se qeveria shqiptare do të ndjekë nga afër rrugëtimin e fëmijëve të të rënëve në detyrë deri në momentin që ato do të dalin në jetë. “Qeveria Shqiptare do të jetë gjthnjë një dorë e ngrohtë, e cila do të mbështes në çdo udhëtimin e fëmijëve të punonjësve të policisë të rënën në detyrë deri kur ata të nisin një punë apo fakultetin dhe më tej”, tha Rama.

Kryeministri-Edi-Rama1-546x350-Kemi rritur rrogat e punonjësve të Policisë, do të rrisim dhe pensionet-

Edhe pse Buxheti i Shqipërisë ka trashëguar shumë vështirësi, Kryeministri Rama tha se qeveria shqiptare ka rritur rrogat e punonjësve të policisë së shtetit, ndërsa njoftoi dhe rritjen e pensioneve për efektivët e policisë. “Ne dyfishuam rrogat për punonjësit e policisë në bazë, pra që përballen direkt me keqbërësit. Ofruam shëndetësi falas dhe të gjitha kushtet për një polici të denjë dhe të fortë për të luftuar krimin. Ne gjithashtu kemi menduar të rrisim edhe pensionet. Kështu që për të gjithë ata punonjës policie të cilët dëshirojnë të dalin në pension të paraakohëshëm do të përfitojën 173 mijë lekë më shumë se më parë, ndërsa ata që do të dalin me 35 vite punë në pension do të përfitojnë 400 mijë lekë pension”, nënvizoi Rama, i cili shtoi se pavarsisht të gjithave sërish nuk mjafton për të shpërblyer punën e Policisë së Shtetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button