Politika

Rama sërish kallëzim për shpifje ndaj PD-së: Të provojnë akuzat

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se do të bëjë një tjetër kallëzim në Prokurori për shpifjet e Partisë Demokratike.

Rama-ne-gjykaten-e-larte-3Foto-Flor-AbazajMe anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se, “një tjetër kallzim do të niset një orë e më parë drejt Prokurorisë së Përgjithshme dhe Gjykatës së Lartë, për përshkallëzimin e aktivitetit kriminal të shpifjes nga ana e SHQUP-it”.

Kryeministri Rama thekson se, PD sërish duhet të faktojë bazën e akuzave të saj dhe nëse ka një provë të vetme, Kryeministri shprehet se do të japë dorëheqjen, por nëse përsëri do të thonë se shpifja është e drejtë e njeriut do të duhet të ndëshkohen sipas ligjit.

“Përsëri do të duhet të faktojnë bazën e jashtënxjerrjeve të tyre të ditës përpara gjykatës dhe nëse kanë një provë të vetme, jam unë që do të përgjigjem përpara ligjit. Por nëse përsëri do të dalin si qyqarë para trupit gjykues e do të përsërisin avazin e tyre banal se shpifja është e drejtë e njeriut dhe ata nuk mbajnë përgjegjësi për atë që thonë, atëherë janë ata që duhet të ndëshkohen sipas ligjit”, shkruan Kryeministri Rama.

Sipas kreut të qeverisë, “ky aktivitet kriminal që zhvillohet përditë nga SHQUP-i me shpifje ekstreme në mungesë të çdo vizioni, ideje dhe lidershipi, duhet gjykuar jo vetëm me fuqinë e votës por dhe me forcën e ligjit”.

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj, Arben Ristani deklaruan sot se kryeministri Rama ishte ai që ka bllokuar dy herë kërkesën e Interpolit në Bruksel për deputetin Mark Frroku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button