Politika
Rama: Sfidë me motin, të gjitha strukturat në gatishmëri të plotë
Kryeministri Edi Rama do të inspektojë nga afër zonat e përmbytura të jug të vendit që kanë nisur prej dy ditësh dhe situata vazhdon të jetë e rëndë.
Kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të nisen nga dreka për në jug të vendit atje ku situata është më problematike, konkretisht në Novoselë ndërsa vijon evakuimi i banorëve.
Kryeministri Rama nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook tha se kjo situatë është një sfidë me motin e tërbuar por të gjithë strukturat janë në gatishmëri dhe në efiëencë të plotë për të përballuar situatën.
“Moti i tërbuar na ka vënë përpara një sfidë të rëndë por të gjitha strukturat po përgjigjen me efiçencë të plotë. Në mesditë për në Fier dhe Vlorë”, shkruan Rama.