🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,934 ▼ -0.25% ETH $2,245 ▲ +0.16% XRP $1.1703 ▼ -1.97% SOL $89.8800 ▼ -0.48%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama: Shqipëria synon elitën e turizmit global, mbrojmë investimet strategjike dhe partnerët ndërkombëtarë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në vijim të incidentit të regjistruar të shtunën, më 30 maj, në Zvërnec, ku një protestues kundër projektit zhvillimor në zonë u tërhoq zvarrë nga forcat e sigurisë private. Ndwrsa ngjarja ka ngjallur protesta, kreu i qeverisë thekson se Shqipëria po kalon një fazë transformimi të thellë në sektorin e turizmit, duke u pozicionuar si një destinacion gjithnjë e më i kërkuar në tregun ndërkombëtar dhe duke synuar hyrjen në elitën globale të këtij sektori.

“Nuk është më Shqipëria që nuk afrohej asnjë investitor, por është Shqipëria e 12 milionë turistëve. Është Shqipëria që duhet të hyjë tani në elitën e turizmit global me investime të cilat sjellin konsumatorë të nivelit të lartë që i lënë paratë këtu”, deklaroi Rama.

Duke iu referuar projektit në Zvërnec, kryeministri e cilësoi atë si një investim strategjik me vlerë të lartë ekonomike, i cili sipas tij është rezultat i bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë seriozë dhe të verifikuar.

“Një vend që nuk ka frikë nga një projekt i jashtëzakonshëm si ky, ku partnerë të jashtëzakonshëm janë bërë bashkë për të investuar 4 miliardë euro, jo si ndërtues që ndërtojnë, shesin dhe ikin, por si pronarë të terrenit të cilin e kanë blerë me para të mbikëqyrura në mënyrë strikte nga agjencia jonë kundër pastrimit të parave dhe partnerët ndërkombëtarë që bashkëpunojnë me atë agjenci”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se investimi nuk ka ardhur nga aktorë të rastësishëm, por nga partnerë të rëndësishëm ndërkombëtarë, duke përmendur Katarin si një nga vendet e përfshira në projekt.

“Dhe jo nga Izraeli, por nga Katari, që nuk besoj se mund të konsiderohet nga ata që e konsiderojnë veten myslimanë, por që vetëm Allah e Kuran nuk kanë”, deklaroi kryeministri, duke përdorur një retorikë të fortë për të nënvizuar karakterin ndërkombëtar të investimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.