Politika
Rama takon drejtuesit e universiteteve publike: Kërcënimi ndaj Konit dhe Kules kriminal”
Gur themeli per te vene ne jete ligjin e ri per arsimin e larte, e cilesoi kryeministri Edi Rama vendosmerine e profesor Mynyr Konit per te mos u terhequr nga gara per Rektor te Universitetit te Tiranes megjithese se sebashku me professor Dhori Kulen u kercenuan per te mos e vijuar ate.
“Më lejoni që duke përmendur incidentin famëkeq t’i shpreh respekt, qoftë rektorit të sapo zgjedhur, qoftë dekanit. Të dyve që nuk u tërhoqën përballë një presioni kriminal tërësisht të papranueshëm, jo për botën universitare, por për jetën shoqërore në tërësi, e dhanë një mesazh shumë kuptimplotë me vendosmërinë e tyre për të vazhduar qetësisht një garë, të cilës të gjithë ju i dhatë dinjitet dhe faktikisht e bëtë një gur themeli për të vazhduar seriozisht përpara një rrugë që nuk fillon me këtë mandat të secilit dhe secilës prej jush, por që gjatë këtij mandati, do të përshkojë një segment shumë të rëndësishëm që ka të bëjë, e përsëris, me vënien në jetë të bazës së funksionimit të arsimit të lartë mbi ligjin tanimë, bazë të gjithë reformës në arsimin e lartë.”
Pavaresisht ketij inicidenti kryeministri Edi Rama ne takimin me drejtuesit e rinje te universiteteve foli per nje klime positive gjate procesit zgjedhor. Per kete merita i dha kandidateve ne gare, por dhe vetes e ministres se Arsimit
“Dua t’ju përgëzoj po ashtu për faktin që i dhatë një ton pozitiv një fushate që këtë herë, besoj edhe për shkak se ne vendosmërisht qëndruam të pa përfshirë në proces dhe bëmë çmos për të mbajtur larg çdo ndikim partiak apo politik mbi procesin, – u karakterizua nga një pozitivitet përgjithësisht.
Rektoreve dhe dekaneve kryeministri iu tha se iua di voten, por kjo I premtoi se nuk do te ndikoje ne bashkepunimin qe do te kete me ta.
“Këtu ka rektorë, dekanë shefa, shefe që nuk kanë votuar ndonjëherë për mua dhe nuk kanë për të votuar ndonjëherë për mua. Jo se i di të gjithë se kush janë, por disa i di. Ashtu sikundër ka edhe të tjerë që kanë votuar dhe do votojnë prapë për mua. Por të jeni të sigurtë që ky nuk është kriteri mbi të cilin të vendoset cilësia e bashkëpunimit tonë. Absolutisht jo! Mund të thonë çfarë të duan të gjithë, por asnjë nga ju nuk mund të thotë që në garë ndjeu gjëkundi si kundërshtar Kryeministrin, apo ministren, apo qeverinë. S’besoj se ka ndonjë nga këtu që mund të thotë që ‘nuk kisha përballë atë që mund të ishte kolegu im konkurrent, por kisha përballë shtetin, qeverinë, kryeministrin, Partinë Socialiste’. Kjo nuk ka ndodhur! Kjo është shenja e parë që ju duhet ta konsideroni si mesazhin që ne dëshironim t’u jepnim të gjithë atyre që do të dilnin fitues nga kjo garë.”
Sfide e perbashket eshte jetesimi i reformes ne arsimin e larte ne menyre qe sipas kryeminsitrit universiteti publike te mos mbetet pas universiteteve jopublike.