☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 92.92 ▼5.41%
ARI 4,363 ▼4.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,092 ▲ +2.6% ETH $2,119 ▲ +2.19% XRP $1.4135 ▲ +1.38% SOL $89.2000 ▲ +2.56%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 92.92 ▼5.41 % ARI 4,363 ▼4.64 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 92.92 ▼5.41 % ARI 4,363 ▼4.64 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Rama takon Mustafën: Rezultate konkrete nga mbledhjet e 2 qeverive

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pritur sot në Prishtinë në një takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Pas takimit, dy kryeministrat deklaruan se diskutuan për mledhjen e ardhshme të dy qeverive dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kryeministri Rama vlerësoi se takimet e përbashkëta kanë dhënë rezultate konkrete dhe shumë të mira.

“Mjafton të shohim shifrat e shkëmbimeve tregtare dhe të eksportit në të dy anët e kufirit për të kuptuar jo vetëm se sa shumë është bërë së bashku, por edhe se çfarë potenciali të madh ka, sepse ka ende probleme për t’u adresuar dhe çështje për t’u zgjidhur, në mënyrë që kjo hapësirë të jetë një hapësirë e lirë shkëmbimesh dhe një hapësirë ku përmes këtyre shkëmbimeve të arrihet mirëqenia e popullit tonë në të dy anët”, u shpreh Rama.

Ndërsa kryeministri Isa Mustafa tha se, në takimin e radhës do të bëhet vlerësimi i punëve të deritanishme dhe të aktiviteteve të përbashkëta, duke e vlerësuar bashkëpunimin me Shqipërinë si të një interesi të veçantë.

Kryeministri Rama, i cili po qëndron në Kosovë me rastin e betimit të Hashim Thaçit si president, është pritur në takim edhe nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.