Politika

Rama takon Samaras: Të gatshëm për zgjidhjen e çështjeve

Pas miratimit të hartës territoriale, dy kryeministrat takohen në Uells

ΟΥΑΛΙΑ ΣΑΜΑΡΑΣ Α ΣΥΝΟΔΟΣ ΚΟΡΥΦΗΣ ΝΑΤΟKryeministri Edi Rama u takua në Uells (Wales), me Kryeministrin e Greqisë, Antonis Samaras. Sipas njoftimit zyrtar të Kryeministrisë, në takim u ndanë pikëpamjet respektive për çështje që lidhen me marrëdhëniet mes dy vendeve, duke nënvizuar gatishmërinë për t’i zhvilluar ato më tej. “Kryeministri Rama theksoi vullnetin e qeverisë shqiptare për t’i dhënë një dinamikë të re bashkëpunimit dypalësh në frymën e partneritetit e të fqinjësisë së mirë, si dhe në kuadër të bashkëpunimeve dhe nismave rajonale, në përputhje me realitetin e ri të rajonit. Me interes të veçantë u fol për projektet me rëndësi rajonale në fushën e infrastrukturës dhe të energjisë, të diskutuara në kuadër të platformës së Samitit të Berlinit”, thuhet në njoftimin për shtyp. “Top Channel”, duke iu referuar burimeve zyrtare, bën të ditur se takimi, që ka zgjatur rreth 30 minuta, vjen pak kohë pas miratimit në Kuvendin e Shqipërisë të reformës territoriale, për të cilën Greqia ka shprehur pakënaqësi sa u takon zonave ku ajo pretendon se jeton minoriteti grek. Mësohet se lidhur me këtë temë, dy liderët kanë shprehur pikëpamjet respektive, me Kryeministrin Rama që ka shprehur gatishmërinë për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe. Në këtë takim kanë marrë pjesë dhe dy ministrat e Jashtëm të dy shteteve respektive, Ditmir Bushati dhe Evangelos Venizelos. Gjithashtu, Rama dhe Samaras janë shprehur pro thellimit të marrëdhënieve dypalëshe sidomos sa u takon investimeve në infrastrukturë dhe energjetikë. Ndarja e re territoriale e miratuar më 31 korrik nga Parlamenti shqiptar është kontestuar nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ, Vangjel Dule, i cili e ka ngritur këtë çështje dhe në takimet që ka pasur me numrin dy të qeverisë greke, njëherësh dhe zëvendëskryeministri Evangelos Venizelos. PBDNJ-ja ka kontestuar mënyrën e konfigurimit të Himarës, duke kërkuar që kjo njësi territoriale-administrative të mos bashkohej me Vranishtin.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e ktheu hartën e re territoriale, ndërsa dekreti i tij u rrëzua nga Parlamenti. Ndërkohë që PD-ja ka bërë të ditur që do ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese, si dhe do të ndërmarrë nisma për realizimin e referendumeve. Mësohet se shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka pasur një takim të ngrohtë edhe me Presidentin e ri të Turqisë, ish-kryeministrin e këtij vendi, Recep Tayip Erdogan.

Ky është takimi i parë i Ramës pas zgjedhjes së Erdogan si Presidenti i Turqisë. Pas zgjedhjes së tij si presidenti nga zgjedhjet direkte, Rama pati realizuar një telefonatë për ta uruar për detyrën e re. Shqipëria, sipas Kryeministri Rama, e sheh Turqinë si një partner strategjik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button