Ekonomia

Prefekti i Tiranës në Stamboll: Mbështetje investitorëve turq në vendin tonë

Me ftesë të homologut të tij turk, Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi po zhvillon një vizitë zyrtare në Stamboll, i shoqëruar edhe nga Drejtori i Policisë Tiranë, Ervin Hodaj.

Gjatë takimit me Prefektin e Stambollit, Vasip Sahin, prefekti Vorpsi theksoi se marrëdhëniet tregtare midis dy popujve mbeten në nivelet më të larta, ndërsa tha se bashkëpunimi dhe ndihma që Turqia i jep vendit tonë është e pakursyer.

Nga ana e tij, Prefekti i Stambollit, Vasip Sahin theksoi se kjo është trashëgimi e marrëdhënieve të hershme mes dy vendeve tona.

sadi 2“Dua të shpreh kënaqësinë e veçantë për këtë takim duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona. Duhet të përpiqemi të krijojmë mbështetje për kompanitë turke që investojnë në Shqipëri dhe t’u garantojmë atyre kushte më të favorshme”  tha prefekti Sadi Vorpsi.

Zyrtarët shqiptarë u shoqëruan nga Prefekti Sahin edhe në sallën e monitorimit të qytetit, ku u prezantuan me sistemin e kamerave të sigurisë në Stamboll. Duke garantuar mbështetje të vazhdueshme, prefekti i Stambollit tha se shkëmbimi i eksperiencave mes dy policive dhe trajnimet e vazhdueshme do të jetë një nga objektivat e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe luftën anti-terror.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button