Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,459 ▲ +0.19% ETH $1,998 ▲ +0.38% XRP $1.3338 ▲ +0.59% SOL $82.2000 ▼ -0.68%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Rama: Turizmi mund të punësojë deri në 250 mijë njerëz

Kryeministri Edi Rama thotë se turizmi është një potencial i madh punësimi. Duke folur nga Gjiri i Lalzit në Durrës, ku sot nisën punimet për një resort turistik, kreu i qeverisë tha se, Shqipëria është aq e pasur në bukuri saqë duket e pabesueshme saqë ju deshën 25 vjet për tu shndërruar në një destinacion turistik.

Sipas tij, e vetmja strategji që shteti pati për turizmin ishte çorganizimi i organizuar, lejimi i ndërtimeve pa leje buzë detit, madje edhe brenda detit. Më tej tha se ngritja e strukturave që nuk përmbushnin asnjë kriter minimal, e jo më pastaj ndonjë strukturë hoteliere që të mund të shërbente si kartolinë e Shqipërisë turistike.

“Nuk do ta harroj kurrë se çfarë më ka thënë Kryeministri i Malit të Zi dhe kur e kam pyetur për strategjinë e ndjekur për strukturat e turizmit me 5 yje. Më tha, mos harro që unë jam Kryeministër prej 20 e kusur vitesh dhe më janë dashur 10 vjet që të thyej akullin për të sjellë strukturën e parë. Mbasi ka ardhur struktura e parë me 5 yje, është krijuar besim dhe bindje se edhe Mali i Zi mund të jetë një vend ku të ndërtohen struktura të tilla. Sepse është çështje besimi dhe për një investitor ku të jetë i pari, e në një vend ku ka njëmijë e një arsye për të guxuar, duhen guxim më vete”, u shpreh Rama.

Më tej tha se duke llogaritur paketën e investimeve të mundshme, ambicia jonë është që të kalojmë 1 miliard dollarë. Ajo që duhet thënë është se sipas statistikave edhe të agjencive dhe të infrastrukturës sonë hoteliere, deri në 2015, u arrit që të gjenerohen 15 mijë vende pune, tha ai, por nënvizoi se projekti i diskutuar dhe vlerësuar edhe nga Banka Botërore e nga FMN, flet për mundësin e krijimit të 250 mijë vendeve të punës në turizëm, vetëm në një periudhë prej 7-8 vitesh.

Po ashtu shtoi se në këtë resort turistik punësohen 600 persona ndërsa me mbarimin e tij dhe fillimin e punës, do të nisin punë 1600 persona. Rama deklaroi se mund të përfitohet nga gabimet e të tjerëve, ku janë 100 milionë turistë që shfrytëzonin vendet e Afrikës së Veriut kërkojnë destinacione të tjera për shkak të konflikteve atje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.