☁️
Tiranë 12°C · Vranët 12 March 2026
S&P 500 6,696 ▼1.18%
DOW 46,846 ▼1.21%
NASDAQ 22,396 ▼1.41%
NAFTA 95.07 ▲8.96%
ARI 5,130 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $70,437 ▼ -1.11% ETH $2,066 ▼ -0.8% XRP $1.3821 ▼ -1.3% SOL $86.6500 ▼ -0.87%
S&P 500 6,696 ▼1.18 % DOW 46,846 ▼1.21 % NASDAQ 22,396 ▼1.41 % NAFTA 95.07 ▲8.96 % ARI 5,130 ▼0.94 % S&P 500 6,696 ▼1.18 % DOW 46,846 ▼1.21 % NASDAQ 22,396 ▼1.41 % NAFTA 95.07 ▲8.96 % ARI 5,130 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama uron nga Shkodra festën e 7 Marsit; Privilegj takimi në shkollën “28 Nëntori”

Kryeministri i vendit, Edi Rama në kuadër të festës së 7 Marsit i shoqëruar edhe nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla kanë vizituar sot Shkollën e Mesme “28 Nëntori” në Shkodër, nga ku kanë përcjellë mesazhe urimi për të gjithë mësuesit në vend.

“Privilegj t’u uroja 7 marsin mesuesve të 28 Nëntorit të Shkodrës, numër 1 në Shqipëri për rezultatet në 2015. Gëzuar festën të gjithë mësuesve”, shkruan Rama në ‘Facebook’

Në kuadër të festë së mësuesit,ministrja e Arsimit, Nikolla organizon  një drekë në Vilën Qeveritare Nr. 31 për nder të mësuesve të dalluar ndër vite për kontributin e tyre në arsim dhe që sot janë në pension.

Festës së mësuesve i është bashkuar edhe ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati i cili ka vizituar sot shkollën e mesme “Abdulla Keta’ në kryeqytet.

“Gëzuar 7 marsin ! Festuam me mësuesit dhe nxënësit e shkollës A.Keta në Tiranë. Mirënjohje për dedikimin e tyre”, shkruan Bushati në rrjetin social “Twitter”.

Ndërkohë, në të gjithë Shqipërinë,  një grup nxënësish dhe mësuesish të çdo shkolle në vend do të vizitojnë mësuesit të dale në pension të shkollës e komunitetit të tyre për ta uruar në këtë ditë.

Ndaj, në kuadër të saj, në “Teatrin e Operës dhe të Baletit”, pasditen e sotme, do jene të ftuar rreth 800 mësues të dalluar nga i gjithë vendi të cilët do të vlerësohen me nderime dhe çmime mirënjohjeje për kontributin e tyre në arsim.
Si çdo vit, ashtu siç është bërë traditë, çdo shkollë e vendit, ka organizuar një sërë aktivitetesh festive për nder të festës së mësuesit

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.