🌫️
Tiranë 13°C · Mjegull 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 90.54 ▼1.43%
ARI 4,234 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,903 ▲ +1.13% ETH $2,544 ▲ +1.58% XRP $1.4086 ▲ +0.74% SOL $111.4900 ▲ +1.4%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.54 ▼1.43 % ARI 4,234 ▲0.41 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.54 ▼1.43 % ARI 4,234 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Politika

Rama vlerëson marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Japonisë: Qëndruan pranë krah nesh në tërmetin e 2019

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Japonisë gjatë një bashkëbisedimi me studentët e një universiteti në Tokyo, ku e cilësoi Japoninë si “një mik të paçmuar” për vendin tonë.

Rama kujtoi mbështetjen japoneze pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019, duke theksuar se Japonia “qëndroi krah nesh” në një nga momentet më të vështira për shqiptarët. Ai nënvizoi gjithashtu se bashkëpunimi mes vendeve nuk kërkon uniformitet, ndërsa e cilësoi eksperiencën dhe mençurinë japoneze si një model me vlerë të veçantë për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

“Bashkëpunimi nuk kërkon uniformitet. Për një rajon si Ballkani Perëndimor, mençuria e këtij rajoni mbart vlerë shumë të veçantë. Ky është një mësim që vlen të mbahet mend, jo vetëm në Ballkan, por edhe në shumë vende të botës. Pak kombe kanë përjetuar një shkatërrim të tillë dhe kanë arritur një rimëkëmbie të tillë.

Për Shqipërinë Japonia ka qenë një mik i paçmuar, në tërmetin shkatërrues të vitit 2019 Japonia qëndroi krah nesh dhe ne kurrë nuk kemi për ta harruar këtë. Ajo se çfarë e bën Japoninë të paçmuar për ne është fuqia e saj si burim i pashtershëm. Mbështetja e Japonisë për integrimin në BE është shumë e vlefshme. Ndajmë një bindje shumë të ngjashme. Një bindje se suksesi afatgjatë ndërtohet me durim dhe këmbëngulje”, u shpreh kryeministri Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.