🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.44 ▼2.29%
ARI 4,321 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $84,099 ▼ -0.32% ETH $2,694 ▲ +0.22% XRP $1.5700 ▲ +2.23% SOL $122.2000 ▲ +4.61%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.44 ▼2.29 % ARI 4,321 ▲0.52 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.44 ▼2.29 % ARI 4,321 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
26 Sht 2026
Breaking
Politika

Rama zhgënjen Kosovën, asnjë fjalë për UÇK-në në fjalën para OKB-së

Në Kosovë kishte një pritshëmri të lartë se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do t’i kushtonte hapësirë në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së asaj që ndodhi me vendimin e Gjykatës Speciale të Hagës për ish-krerët e UÇK-së.

Mediat kryesore të Prishtinës kishin sot tituj si ky i Klan Kosova: “Rama mban sot fjalim në AP të OKB-së: A do të flasë për UÇK-në?”.

“Me kërshëri pritet nëse në fjalën e tij kryeministri do të përfshijë edhe çështjen e liderëve të UÇK-së” – shkruan Telegrafi.

Por Rama i zhgënjeu të gjithë.

Fjala e tij 22-minutëshe nuk i përmbajti fare fjalët: “Kosovë”, “UÇK” apo “Gjykatë Speciale”. Shqetësimi më i madh i tij ishte Inteligjenca Artificiale dhe më pas “Revolucioni i Flamingove”.

Kjo ka shkaktuar menjëherë reagimin e mediave të Kosovës.

“Ndonëse në Kosovë pritej që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, t’i kushtonte hapësirë në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvillimeve pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, kjo nuk u dëgjua sot nga kreu i qeverisë shqiptare në New York.

Edi Rama ia kushtoi pothuajse të gjithë fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflektimeve mbi inteligjencën artificiale dhe rrjetet sociale. Ai gjithashtu kritikoi protestat në Shqipëri. Në fjalimin e tij, Rama nuk përmendi Kosovën, ndërsa nuk pati referim as ndaj veprimeve dhe retorikës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq” – shkruan RTK.

“Kosova pa zë në OKB, Rama flet për inteligjencën artificiale” është titulli i Koha.net.

“Në asnjë rast të vetëm Kosova nuk është përmendur në fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të premten. Për rreth 20 minuta Rama ka folur për inteligjencën artificiale, rreziqet nga ajo dhe ka bërë thirrje për marrëveshje ndërkombëtare për “AI sovrane dhe demokratike” – thuhet në shkrim.

“Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së” – e titullon shkrimin e saj “Kosovapress”.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk e ka përmendur fare dënimin ndaj ish-krerëve të UCK-së në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Fjala e Ramës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u përqendrua tek inteligjenca artificiale, ku e përmendi edhe ‘’ministren Diella’’, por jo edhe dënimin ndaj krerëve të UÇK-së” – thuhet në shkrim.

Edhe media tjetër e Kosovës, “Bota Sot” i mëshon faktit se “Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së”. Sipas saj Rama e kishte quajtur “marre” dënimin, por fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së e përqendroi “te inteligjenca artificiale, ku e përmendi edhe ‘’ministren Diella’’, por jo edhe dënimin ndaj krerëve të UÇK-së”.

Në një aktivitet të mëhershëm Rama akuzoi Joe Biden dhe SHBA-të se e tradhtuan Hashim Thaçin. Në fund ishte dhe vetë ai që e braktisi “komandantin” duke mos e përmendur në një nga aulat më të rëndësishme të botës. ©LAPSI.al 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.