Maqedonia

Raport negativ i “Freedom House” për mediet në Maqedoni

Në raportin e fundit të organizatës “Fredoom House” për lirinë e shtypit, Maqedonia renditet në mesin e vendeve ku mediat nuk janë të lira.

Për shkak të përgjimit të gazetarëve nga pushteti, si dhe lidhjes së politikës me mediat që u zbulua nga skandali i përgjimeve, Maqedonia është radhitur në mesin e vendeve që kanë përjetuar rëniet më të mëdha në lirinë e shtypit për vitin 2015.

“Mendoj se raporti është shumë i vërtetë dhe pasqyron situatën reale, në të cilën gjenden mediet në Maqedoni. Por, edhe më brengosës është fakti se, pushteti në Maqedoni nuk është ende i gatshëm të bëjë përmirësimin e gjendjes së medieve. Kjo do të thotë se, vitet e ardhshme mund të presim raporte edhe më negative”, tha Isen Saliu, gazetar.

Organizata “Freedom House” nënvizon se, skena mediatike në Maqedoni është skajshmërisht e ndarë në baza politike. Në raportin e kësaj organizate thuhet se, gazetarët në Maqedoni kërcënohen dhe keqtrajtohen nëse bëjnë hulumtime.

Po ashtu është evidentuar edhe vetëcensura te gazetarët si dukuri e shpeshtë, për shkak të presionit që ushtrojnë pronarët ndaj tyre, për interesat e tyre ekonomike dhe politike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button