🌫️
Tiranë 14°C · Mjegull 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 92.52 ▲0.73%
ARI 4,213 ▼0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,688 ▲ +0.8% ETH $2,535 ▲ +1.13% XRP $1.4099 ▲ +0.47% SOL $111.3000 ▲ +0.85%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 92.52 ▲0.73 % ARI 4,213 ▼0.08 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 92.52 ▲0.73 % ARI 4,213 ▼0.08 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
12 Tet 2026
Breaking
Politika

Raporti i BE-së, Kalemaj në “3D”: Gjuha e Brukselit është ashpërsuar, korrupsioni nga serioz në shqetësues

Gjatë një diskutimi në emisionin “3D” të gazetarit Alban Dudushi në RTSH, ku po trajtohej tema “Bruksel, tryeza ndërqeveritare”, analisti Ilir Kalemaj ka zbërthyer gjetjet kryesore (findings) të raportit më të fundit të BE-së për periudhën shkurt–maj, duke nënvizuar se situata e paraqitur nuk lë hapësirë për triumfalizëm.

Sipas Kalemajt, kalimi në fazat pasardhëse të dialogut me BE-në do të thotë thjesht vendosje nën një “lupë” më të rreptë kontrolli, ku qeverisë dhe institucioneve shqiptare u shtohen detyra kritike shtëpie.

Në rrafshin e shtetit të së drejtës dhe pavarësisë institucionale, analisti vuri në dukje se raporti i BE-së evidenton me shqetësim tendencat për të kontrolluar apo ndikuar organet e reja të sistemit të drejtësisë. Sipas tij, kritika të ashpra janë adresuar ndaj ngritjes së komisionit të posaçëm parlamentar (i njohur si komisioni “Xhafaj”), i cili, sipas analistit, synon të mbivendoset mbi arkitekturën kushtetuese “i cili fuqizohet, superfuqizohet dhe detyron të gjithë institucionet e drejtësisë (s’është vetëm SPAK, është ILD, KLP, KLG etj.) të raportojnë para një superkomisioni.”

Më tej, ai nënvizoi se raporti i tërheq veshin autoriteteve për injorimin e vendimeve të gjykatave të larta, duke saktësuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe opinionet e Komisionit të Venecias “janë të padiskutueshme dhe duhet të implementohen, jo thjesht të merren si rekomandime të cilat nuk zbatohen”.

Kalemaj kujtoi se tashmë BE-ja kërkon me ngulm depolitizimin e administratës dhe profesionalizimin e komisioneve zgjedhore.

Së fundi, duke parë përtej Kapitujve bazë 23 dhe 24, analisti tërhoqi vëmendjen te Kapitulli 27 (Mjedisi), të cilat prekin drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë ushqimore të qytetarëve:

“Ne kemi 89% të ujërave të ndotur. Është një problem i jashtëzakonshëm, pa shkuar te çështja e plehrave me atë incineratorin që nuk ekziston, pa shkuar pastaj te çështja e ajrit – kemi ajrin e Tiranës në Bashkimin Evropian…”

Ky realitet, sipas Kalemajt, tregon se procesi aktual nuk është një sukses për të hapur shampanjë, por një dhimbje koke e shtuar për ekzekutivin, i cili duhet të fillojë të zbatojë standardet reale në terren.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.