🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.19 ▼0.25%
ARI 4,466 ▲0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,160 ▲ +0.13% ETH $1,897 ▲ +0.79% XRP $0.9998 ▼ -0.24% SOL $75.2500 ▼ -0.23%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.19 ▼0.25 % ARI 4,466 ▲0.64 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.19 ▼0.25 % ARI 4,466 ▲0.64 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Kosova

Raporti i DnV-së: Zgjedhje të qeta, por me më pak entuziazëm për shkak të “lodhjes zgjedhore”

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV) ka vlerësuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit janë zhvilluar në përputhje me standardet demokratike, por janë shoqëruar me një pjesëmarrje më të ulët të qytetarëve, si pasojë e asaj që e cilëson si “lodhje zgjedhore”.

Në Deklaratën Preliminare të publikuar të martën, DnV thekson se procesi zgjedhor ishte i lirë, konkurrues dhe i qetë.

“DnV vlerëson se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026 u zhvilluan përgjithësisht në përputhje me standardet demokratike për zgjedhje të lira, konkurruese dhe të qeta”, thuhet në raport.

Sipas koalicionit, këto zgjedhje u mbajtën në një kontekst të pazakontë politik, pasi ishin procesi i tretë zgjedhor në nivel vendi brenda rreth 16 muajve.

“Në krahasim me proceset e fundit zgjedhore, fushata dhe Dita e Zgjedhjeve u karakterizuan nga një lodhje zgjedhore e manifestuar në riciklim të ofertave të kaluara politike dhe në ulje të motivimit qytetar për pjesëmarrje në zgjedhje”, vlerëson DnV.

Koalicioni ka vlerësuar pozitivisht punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke theksuar se shumica e operacioneve zgjedhore janë administruar në mënyrë profesionale dhe brenda afateve ligjore.

“Puna e KQZ-së u karakterizua nga më pak përplasje politike dhe një proces vendimmarrës më funksional”, thuhet në deklaratë.

Megjithatë, DnV ka kritikuar disa vendime të KQZ-së, duke përmendur lejimin e identifikimit të votuesve jashtë Kosovës me dokumente të skaduara, vendim që më pas u anulua nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sa i përket fushatës zgjedhore, DnV vlerëson se ajo u zhvillua në një ambient të qetë dhe konkurrues, por ngre shqetësime për ndikimin e disa vendimeve të Qeverisë në detyrë.

“Vendimet e Qeverisë në detyrë për ndarjen e pagesave të njëhershme financiare për kategori të ndryshme të qytetarëve dhe subvencionimin e linjave ajrore për mërgatën në prag të zgjedhjeve krijuan ndikim në ambientin zgjedhor dhe cenonin perceptimin e barazisë së garës ndërmjet konkurrentëve politikë”, theksohet në raport.

DnV ka vlerësuar se dita e zgjedhjeve kaloi pa incidente serioze, por ka evidentuar vështirësitë e votuesve për të gjetur vendvotimet, problemet me qasjen për personat me aftësi të kufizuara dhe rastet e fotografimit të fletëvotimeve.

Një prej zhvillimeve pozitive, sipas DnV-së, ishte ulja e ndjeshme e votimit me asistencë.

“Të dhënat e DnV-së tregojnë se zbatimi më i rreptë i rregullave për këtë formë votimi ka ndikuar dukshëm në uljen e rasteve të evidentuara krahasuar me proceset e mëparshme zgjedhore”, thuhet në deklaratë.

Në përfundim, DnV vlerëson se zgjedhjet e 7 qershorit u zhvilluan në një ambient demokratik dhe të qetë, por thekson se mbeten disa çështje që duhet të adresohen në proceset e ardhshme zgjedhore. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.