Politika
Raporti i ‘Freedom House’ për lirinë e shtypit, Shqipëria në vendin e 37-të në Europë
Është publikuar të mërkurën raporti i ‘Freedom House’ për lirinë e shtypit, ku Shqipëria renditet në vendin e 37-të mes vendeve europiane.
Vendi ynë konsiderohet pjesërisht i lirë përsa i përket medias, sipas ‘Freedom House’.
Të njëjtin vlerësim dhe renditje si Shqipëria ka edhe Kosova.
Në raportin e ‘Freedom House’, Shqipëria dhe Kosova radhiten në mesin e vendeve pjesërisht të lira, me 49 pikë. Shkalla 0 është rezultati më pozitiv, ndërsa 100-shi më negativ.