🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 07 July 2026
S&P 500 7,537 ▲0.72%
DOW 53,056 ▲0.29%
NASDAQ 26,121 ▲1.12%
NAFTA 68.63 ▲0.12%
ARI 4,146 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
₿ CRYPTO
BTC $63,954 ▲ +0.39% ETH $1,792 ▲ +0.13% XRP $1.1420 ▼ -1.2% SOL $81.9500 ▲ +0.17%
S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 68.63 ▲0.12 % ARI 4,146 ▼0.51 % S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 68.63 ▲0.12 % ARI 4,146 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8549 EUR/CHF 0.9208 EUR/ALL 93.8821 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3541 EUR/TRY 53.5582 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6249
07 Jul 2026
Breaking
Politika

Raporti i IBAR, Berisha: Kushtet tek ekonomia janë të fuqishme, kërkohet konkurrencë dhe transparencë në tendera

Një ditë pasi Brukseli i dha dritën jeshile fazës përmbyllëse të negociatave me Shqipërinë, kreu demokrat Sali Berisha tha se BE ka ndryshuar kushtet. Në një konferencë për shtyp, Berisha tha  ndër më të rëndësishmet është ekonomia dhe transparenca.

“Një nga më të rëndësishmet, më kapitalet, është kriteri ekonomik. Shqipëria plotëson thuhet në shkurt, kriterin e qenies ekonomi tregu funksionale, mashtrim! Mashtrim!  Çfarë shtohet? Kërkon mjedis biznesi të qëndrueshëm me konkurrencë të ndershme. Nuk është, të merr peng.  Po si është konkurrencë e ndershme, kur Lindat e akshit të marrin peng? Çfarë konkurrencë e ndershme është kjo? Çfarë konkurrencë e ndershme është kur ke përjashtuar nga tenderat çdo ofertues të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, nga tenderat e rëndësishëm.  Kur analiza e tender Europe, tregon se në vitin e fundit asnjë kompani europiane nuk fiton tendera në Shqipëri. Çfarë konkurrence qenka kjo? Po monopolet? Po prokurimet sekrete, me qindra, nga 18 prokurime që ka patur në 8 vite më parë, që ishin të gjitha shërbimit informativ dhe prokurorisë, janë sot mbi 600 vepër e Lindave të AKSHI-t. Pra, kërkon konkurrencë të ndershme, transparente, llogaridhënie në ndërmarrjet shtetërore. Ato të marrin peng, ndërmarrjet shtetërore të marrin peng. Kërkon reduktim të informalitetit dhe kuadër fiskal të parashikueshëm, jo ndëshkues preferencial siç është sot. Me një fjalë kushtet te ekonomia janë shumë të fuqishme. Konkurrencë e ndershme, transparencë në tendera, luftë kundër informalitetit dhe transparencë fiskale. Tani ju lutem qytetarë dhe qytetare, gjykojeni vetë se çfarë përfaqëson censura, censurimi i këtij raporti nga Edi Rama me mafian e tij. Është një krim madhor shtetëror. Ndaj dhe unë gjykova të bëj transparencën e plotë të një raporti në të cilin realiteti shqiptar paraqitet me realizëm dhe prapë jo pa ndonjë kursim. Por edhe një herë këtu një mirënjohje të gjitha vendeve anëtare që kontribuuan në përcaktimin e këtyre pozicioneve të përbashkëta që janë interesi më i mirë, më madhor i shqiptarëve dhe i procesit të integrimit të tyre të bazuar në meritë dhe jo lobime korruptive në Bashkimin Europian”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.