🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,582 ▼ -1.3% ETH $2,364 ▼ -1.46% XRP $1.2809 ▼ -2.88% SOL $101.4400 ▼ -2.84%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Kosova

Raporti i PE-së kërkon reforma urgjente në Kosovë: Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit në fokus

Parlamenti Evropian ka miratuar raportet e reja për zgjerimin e Bashkimit Evropian për pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke vlerësuar ecurinë e tyre në procesin e integrimit evropian.

Për Kosovën, eurodeputetët kanë konstatuar mungesë përparimi krahasuar me raportin e mëparshëm dhe kanë shprehur shqetësim për ngërçin politik që ka penguar funksionimin e plotë të institucioneve.

Raporti për Kosovën u miratua me 412 vota pro, 174 kundër dhe 58 abstenime.

Në të thuhet se eurodeputetët e vlerësojnë angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por shprehin shqetësim për pamundësinë e formimit të institucioneve funksionale për një periudhë të gjatë kohore.

Parlamenti Evropian i bën thirrje autoriteteve kosovare që të përshpejtojnë reformat e nevojshme për integrimin evropian, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore, si dhe në luftën kundër korrupsionit.

Në raport theksohet se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër, mbeten faktorë vendimtarë për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Eurodeputetët përgëzojnë angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj aplikimit të vendit për anëtarësim në BE, ndërsa shprehin shqetësim për pamundësinë e saj për të formuar një legjislaturë dhe qeveri funksionale për më shumë se një vit. Qeveria e Kosovës të përshpejtojë reformat që lidhen me BE-në, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, lirive themelore dhe luftës kundër korrupsionit. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit mbeten thelbësore për ambiciet e Kosovës për në BE”, thuhet në raport.

Sa i përket vendeve të tjera të rajonit, eurodeputetët vlerësuan se Mali i Zi synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028, ndërsa Shqipëria synon të përfundojë negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027.

Për Bosnje dhe Hercegovinën, Parlamenti Evropian u bëri thirrje udhëheqësve politikë që të tejkalojnë bllokadat politike dhe të ripërtërijnë angazhimin e tyre për reformat dhe procesin e integrimit evropian.

Raportet e Parlamentit Evropian përbëjnë një vlerësim të rëndësishëm politik për progresin e vendeve aspirante, megjithëse vendimi përfundimtar për zgjerimin e Bashkimit Evropian mbetet në duart e shteteve anëtare./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.